Rritje e dukshme e besimtarëve që kryejnë Haxhin krahasuar me vitin 2022

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Maj, 2025 17:21

Rritje e dukshme e besimtarëve që kryejnë Haxhin krahasuar me vitin 2022

Mbi 2,000 besimtarë myslimanë nga vendi ynë do të nisen për pelegrinazh dhe do të vizitojnë vendet e shenjta të Islamit këtë vit, numër i cili është i njëjtë me vitin e kaluar. Këtë e bëri të ditur për Agjencinë Informative Maqedonase (AIM), Irsal Jakupi, Sekretar i Përgjithshëm i Bashkësisë Fetare Islame.

Sipas Jakupit, për vitin 2025 janë të autorizuar 2,020 besimtarë, në përputhje me kuotën e përcaktuar nga Ministria e Haxhit e Arabisë Saudite, megjithëse numri i regjistruar ka qenë më i madh. Fluturimet do të fillojnë më 24 maj dhe do të realizohen me 11 fluturime çarter, secila me nga 180 pasagjerë.

“Besimtarët janë nga moshat më të ndryshme, më i vjetri është mbi 80 vjeç dhe më i riu 10 vjeç,” tha Jakupi.

Çmimi për pjesëmarrjen në Haxh këtë vit është 6,700 euro, që është 150 euro më i lartë krahasuar me vitin 2024.

Vitin e kaluar, 2,030 besimtarë kryen këtë rite të rëndësishme fetare, duke shënuar një rritje të ndjeshme nga 919 besimtarë në vitin 2022.

Festa e madhe e Kurban Bajramit, që shënon përfundimin e Haxhit, do të festohet më 6 qershor 2025 dhe zgjat katër ditë.

66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Maj, 2025 17:21
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?