Sali: Uroj që Arben Fetai të mbetet në Qeveri, nuk devijoi nga rruga e VLEN-it!

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Maj, 2025 23:56

Sali: Uroj që Arben Fetai të mbetet në Qeveri, nuk devijoi nga rruga e VLEN-it!

Deputeti Bekim Sali në emisionin “Dialog te LAJMI” që transmetohet sonte ora 19:00, ka thënë se zv.kryeministri Arben Fetai asnjëherë nuk ka devijuar nga politikat e VLEN-it dhe vlerëson se ai meriton të mbetet në Qeveri edhe pas largimit të ASH-së.

“Duke e ndjekur aktivitetin e tij e shohim se ka qëndrimet shumë të qarta, se ardhja e tij prej Brukseli në Shkup dhe angazhimi i tij politik këtu tek ne ka pas një qëllim, të bëhet ndryshimi dhe deri tani qëndron stoik në këto deklarata. Në asnjë moment nuk kemi vërejtur se symbyllur do t’i lidhet liderit të partisë për arsye se ai thotë ne duhet të dalim prej VLEN-it. Arben Fetain nuk e kemi vërejtur nga ndonjë devjim. Uroj që të mbetet aty ku është. ”, tha mes tjerash, Bekim Sali në emisionin “Dialog te Lajmi” që transmetohet sonte ora 19:00, në të gjitha platformat online të gazetës LAJM.

Zëvendëskryeministri nga radhët e ASH-së, Arben Fetai, dhe kryetari i degës së kësaj partie në Kumanovë, Huzeir Mustafi, kanë shkëmbyer qëndrime të kundërta, që dëshmojnë mospajtime të brendshme të kësaj partie.

Në një deklaratë të gjatë dhe reflektuese, Fetai theksoi rrugëtimin e tij politik që nga Lëvizja Vetëvendosje e deri te Aleanca për Shqiptarët, duke e konsideruar këtë të fundit si vazhdimësi të natyrshme të angazhimit të tij politik dhe kombëtar. Ai përmendi rolin e tij në bashkimin opozitar shqiptar nën platformën VLEN, si dhe sfidat e shumta me të cilat përballet një përpjekje për të ndërtuar një alternativë të vërtetë kundër, siç tha ai, “strukturës së kalbur të BDI-së”.

Por, përgjigjja nga baza e partisë nuk vonoi. Kryetari i degës së ASH-së në Kumanovë, Huzeir Mustafi, u shpreh publikisht kundër mënyrës së komunikimit të Fetait, duke e akuzuar këtë të fundit për hipokrizi dhe manipulim të narrativës politike.

“Kur të flasësh për biografinë tënde si pjesë e Vetëvendosjes, do të ishte korrekte të citohet edhe fakti që ju bashkangjite nismës së Dardan Molliqajt e Frashër Krasniqit për shkatërrimin e Vetëvendosjes,” deklaroi Mustafi, duke e quajtur këtë një përpjekje të dështuar për përçarje.

Ai gjithashtu kritikoi mënyrën se si po merren vendimet në ASH, duke theksuar se politika nuk bëhet në rrjete sociale. “Funksionarët e lartë të ASH-së duhet ta kenë të qartë se vendimet politike se çfarë kahje do të marrë subjekti politik merren në organet partiake e jo në rrjetet sociale, sepse aty bëhet gjah për like e komente, asgjë më shumë,” u shpreh Mustafi.

49

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Maj, 2025 23:56
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
49

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë