Sherr mes të miturve në Bit Pazar – përfshihen edhe prindërit

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 29 Korrik, 2025 18:25

Sherr mes të miturve në Bit Pazar – përfshihen edhe prindërit

Një seri përleshjesh fizike mes të miturve është raportuar më 28 korrik 2025 në zonën e Bit Pazarit në Shkup, duke përfshirë disa fëmijë dhe prindërit e tyre. Sipas njoftimit zyrtar nga SPB Shkup, ngjarja ka nisur rreth orës 14:28, kur J.Z. (39) denoncoi se vajza e saj e mitur ishte sulmuar nga tre të mitura, njëra prej të cilave njihej nga familja.

Pas incidentit të parë, një person mashkull dhe dy femra kanë hyrë në objektin ku punon J.Z., duke sulmuar fizikisht djalin e saj 10-vjeçar, e më pas edhe vajzën.

Më vonë, në orën 15:28, Z.H. (43) raportoi se vajza e tij 12-vjeçare dhe dy të mitura të tjera ishin sulmuar nga J.Z. dhe vajza e saj. Ndërsa në orën 21:00, Z.A. (46) denoncoi se dy fëmijët e tij të mitur, 15 dhe 11 vjeç, ishin sulmuar nga një e mitur dhe nëna e saj, J.Z.

Policia e Shkupit ka nisur hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, duke marrë në pyetje palët e përfshira dhe duke analizuar dëshmitë e dorëzuara. Rasti ka ngjallur shqetësim publik, sidomos për përfshirjen e të miturve në akte dhune dhe ndërhyrjen e të rriturve në konflikte mes fëmijëve.

Flaka

244
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 29 Korrik, 2025 18:25
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
244
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?