Shqiptarët në mbështetje të plotë për Ambasadorin Denion Meidani
Postimi me porosinë: “Ju dua shumë”, nga ambasadori që po shndërrohet në ikonë për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, Denion Meidani, ka hasur në përkrahje masive në rrjetet sociale, shkruan Flaka

Mbi 1.500 pëlqime, 166 komente përkrahje dhe 366 shpërndarje shoqërun postimin e ambasadorit Meidani.
Komentet që spikasin:
Fiks ambasador i shtetit te Ismail Qemalit..
🇦🇱
Respekte Shkëlqesia Juaj! 🇦🇱
Krenar me ju, z. Ambasador!🇦🇱
Respekt Ambasador! Dinjiteti mbi të giitha!
I nderuar z. Ambasador, hijet edhe mund të përpiqen të errësojne diellin por në fund mbeten thjesht hije.
Vetëm përpara, kurrë më mbrapa!🇦🇱
Krenar për punën e pa lodhëshme që bëni 🇦🇱
Ambasador nuk je vetem te gjithe shqiptaret jane me ty 🇦🇱🦅
Krenar me ty , Ambasador !
Respekte Ambasador ne shkupjanet krenohemi me ju!
Ambasadori më i mirë që ka pas Nëna Shqipëri ndonjëherë 👑
Rofsh, burrë me vlera 🇦🇱
Zotëri i vërtetë. Ashtu si babai juaj. 🫡
Neni 8
- Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj.
Ky burrë Denion Meidani respekton kushtetutën e shtetit dhe një burrështetas i vërtetë sguxon të bëje as më pak, as më shumë 🇦🇱
Këto janë ndër komentet e shumta që shoqëruan postimin e ambasadorit, postim që u shpërnda nga shumë personalitete të jetës publike në mesin e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, e ndër to edhe deputetja Diana Toska, Arbana Pasholli, Rina Hajdari, Nexhati Jakupi, Valdet Xhaferi, Faton Ahemti, Krenar Lloga, Blerant Ramadani, Artin Spahiu e shumë e shumë të tjerë.
”Mirënjohje për angazhimin e palëkundur të Ambasadorit 🇦🇱, Denion Meidani, për profesionalizmin dhe kontributin shumëdimensional!
Keni dëshmuar se diplomacia e vërtetë ndërtohet me vizion, guxim dhe përkushtim të vërtetë që nuk njeh kufij”, shkruan Pasholli.
”Zëri që i dha dritë Nerovës 🇦🇱 –
respekt, Ambasador!”, shkruan Blerant Ramadani i ASH-së.
”E i fortë po bien ai terr, dhe lahuta tingujt mi çon larg, m’i përcjell. E i forte po bjen ai terr,
partizanët nëpër mend mi sjell, po m’i sjell. Nga ky zë i tokës sime flasin shekujt me gjëmime, edhekrisma e shqiptarit vjen
brez më brez. Po ku ka si ti, o Shqipëria ime,
O fisnikja përmbi gur. Rrjedh në këngë e ligjërime, ballëlarta me flamur”, citon vargjet e këngës ikinike, Krenar Lloga. Flaka
















