Ndeshja e shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë, që zhvillohet sonte në Tiranë, ka ngjallur një interes të jashtëzakonshëm jo vetëm në vend, por edhe përtej kufijve – veçanërisht te shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.
Për të përballuar fluksin e madh të qytetarëve që udhëtojnë drejt kryeqytetit shqiptar, Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë në Shkup, organizoi sot një aktivitet të posaçëm në pikën kufitare të Bllatës.
Në kushte të temperaturave të larta verore, punonjësit e policisë shpërndanë ujë të pijshëm falas për udhëtarët dhe mundësuan kalimin e tyre me procedura të përshpejtuara. Kjo iniciativë, e realizuar në bashkëpunim me disa biznese lokale nga Dibra, u prit me entuziazëm nga qytetarët.
Ky veprim vlerësohet si një shembull pozitiv i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shtetërore dhe sektorit privat, duke vënë në qendër shërbimin dhe mirëqenien e qytetarëve, sidomos në ditë me ngarkesë të lartë lëvizjeje.
Atmosfera festive dhe mikpritja në kufi përforcojnë ndjenjën e bashkësisë dhe mbështetjes kombëtare në prag të një ndeshjeje me rëndësi të veçantë për gjithë shqiptarët. Flaka Madia
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
7 Qershor, 2025 17:49
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes
Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali.
Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht.
Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve.
Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media.
Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media.
Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.