Shuhet gazetari Sylejman Shaqiri, zëri i njohur i RTK-së 

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Prill, 2025 22:17

Shuhet gazetari Sylejman Shaqiri, zëri i njohur i RTK-së 

Ka vdekur gazetari kosovar, Sylejman Shaiqri, njoftoi të shtunën familja e tij përmes një njoftimi në Facebook.

“Lamtumira jonë është e rëndë, por mirënjohja për jetën që ndamë me të është e pafund”, shkroi vajza e tij, Vjosa.

Telegram ngushëllimi ka shkruar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

“Sylejman Shaqiri dha kontribut të pashoq në gazetari dhe media”, tha AGK.

Shqairi e nisi karrierën e nisi në fillim të viteve ’80, në Radio Ferizaj, ku shërbeu si kryeredaktor dhe drejtor, për të vazhduar më pas në Radio Televizionin e Prishtinës si gazetar dhe redaktor përgjegjës.

Pas mbylljes së dhunshme të RTP-së, kontributi i tij vazhdoi në Radio Kroacia dhe Radio Tirana.

Pas luftës mbajti pozitat më të larta, duke përfshirë atë të drejtorit të përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës ku ishte edhe redaktor lajmesh e udhëheqës i disa emisioneve.

“Shaqiri do të kujtohet për profesionalizmin e tij, përkushtimin ndaj profesionit dhe rolin e tij udhëheqës në zhvillimin e mediave në Kosovë”, shkroi AGK.

Agjencia e lajmeve Flaka, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Shaqiri, ndërsa kontributi i jashtëzakonshëm i Sylejmanit do të mbetet kujtim i pashterur në botën e gazetarisë shqiptare.

Shaqiri ishte një zë i guximshëm, një njeri që dashuronte të vërtetën

Është mbajtur mbledhja komemorative për të përkujtuar vepra e tashmë të ndjerit, gazetarit të shquar dhe ish-drejtorit të përgjithshëm të Radiotelevizionit të Kosovës, Sylejman Shaqiri, i cili vdiq sot.

Në këtë rast u vlerësua lartë kontibuti i tij në fushën e gazetarisë dhe më gjerë.

“Ferizaj është më i varfër pa emrin e tij, që mishëronte ferizajasin e shquar e të përkushtuar në profesion. Gazetaria shqiptare humbi një nga emrat e përveçshëm të saj, por se krenar na mban trashëgimia e tij, vepra jetësore që la prapa”, ka thënë shefi i kabinetit komunal të Ferizaj, Albion Sherifi, i cili foli në emrin e të parit të këtij qyteti.

Deputeti i zgjedhur Elmi Reçica ndau kujtimet e përbashkëta me të ndjerin, duke çmuar përkushtimin e tij profesional.

“E njoha si zëri i artikuluar, si guximtar i pashoq profesional, si pasionant të misionit që kishte në jetë për informimin e publikut dhe krijimin e opinionit në bazë të informacioneve që kishte”, ka thënë ai.

Kryetari i klubit të gazetarëve në Ferizaj, “Haki Braha”, Afrim Kurti, tha se Shaqiri kishte gëzuar admirimin e komunitetit gazetar.

“Ai ishte një zë i guximshëm, një njeri që dashuronte të vërtetën dhe e shërbente atë me përkushtim të palëkundur. Me fjalën e tij të qartë, stilin e tij të veçantë dhe ndjeshmërinë që tregonte në çdo paraqitje, ai fitoi respektin dhe admirimin e të gjithë kolegëve dhe opinionit publik”, tha ai.

I lindur në Ferizaj, Sylejman Shaqiri filloi rrugëtimin e tij profesional në gazetari në fillim të viteve ’80, duke lënë gjurmë në secilin institucion ku punoi. Karrierën e nisi në “Radio Ferizaj”, ku për dy dekada u dallua si gazetar, kryeredaktor dhe më pas drejtor.

Në vitin 1988, u bë pjesë e Radiotelevizionit të Prishtinës, ku shërbeu si gazetar dhe redaktor përgjegjës i Programit Informativ Politik, deri në mbylljen e dhunshme të këtij institucioni nga regjimi serb. Pas kësaj periudhe sfiduese, kontributin e tij e vazhdoi në Radio Kroacia në Zagreb dhe më pas në Radio Tiranë. Pas çlirimit të vendit, Shaqiri u rikthye në Ferizaj, për të dhënë kontributin e tij në rindërtimin e mediave lokale.

Në vitin 2000, u bë pjesë e Radiotelevizionit të Kosovës. Fillimisht si autor dhe redaktor i emisioneve informative dhe debatuese, më pas si drejtor i Radio Kosovës dhe radios Blue Sky, kryeredaktor në RTK, dhe producent ekzekutiv për programet e minoriteteve dhe transmetimet ndërkombëtare të RTK-së.

Në vitin 2010, arriti në kulmin e karrierës së tij, duke u emëruar drejtor i përgjithshëm i RTK-së. Flaka Media

120
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Prill, 2025 22:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
120
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?