Shumica siguron Badenterin me votat e opozitës: Deputeti Bejxhan Iljaz voton “pro”, Sela distancohet

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Qershor, 2025 17:09

Shumica siguron Badenterin me votat e opozitës: Deputeti Bejxhan Iljaz voton “pro”, Sela distancohet

Lëvizjet politike në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut duket se po formalizohen, edhe pse ende jo në mënyrë zyrtare. Deputeti i Frontit Europian, Bejxhan Iljaz, në seancën e fundit parlamentare, ka mbështetur disa propozim-ligje kadrovike me votë “për”, ndonëse për to mungonte mbështetja e plotë nga deputetët jo maqedonas që përbëjnë shumicën e Badenterit.

Ky veprim u komentua edhe nga Ziadin Sela, bashkëkryetar i Frontit Europian, i cili tha se nuk është konsultuar fare për votën e Iljazit dhe se çdo deputet vepron në mënyrë autonome, por theksoi se është kundër lëvizjeve të fshehta dhe “marrjes së deputetëve”.

“Deputeti është përfaqësues i popullit. Nuk ndërtohet politikë e shëndoshë duke marrë këtë ose atë deputet”, deklaroi Sela në konferencë për media.

Mbështetja e Iljazit, vendimtare për Badenterin

Deputeti Iljaz sqaroi për “Alsat” se votën e tij e dha vetëm për çështje kadrovike, duke përmendur konkretisht Këshillin Programor të RTVM-së dhe Agjencinë për Shërbime Mediatike, për të cilat theksoi se ishin të bllokuara.

“Mbështetja ime kishte për qëllim zhbllokimin e punës së redaksioneve turke në RTVM. Ligjin për Inspektoratin e Gjuhëve nuk e kam votuar. Nuk do të votoj për ligje që kërkojnë Badenter sepse jam pjesë e opozitës”, deklaroi Iljaz.

20 vota jo-maqedonase për të kaluar propozimet

Për kalimin e propozimeve kadrovike nevojiten 20 vota nga deputetët jo-maqedonas, për të përmbushur shumicën e Badenterit, pasi Kuvendi ka 39 deputetë jo-maqedonas me të drejtë vote në votime të dyfishta.

Në seancën e djeshme:

  • Votuan 3 deputetët e ASH-së së Taravarit,
  • 2 deputetë të LSDM-së opozitare,
  • dhe deputeti Bejxhan Iljaz nga Fronti Evropian.

Këto vota ishin të mjaftueshme për të kaluar Këshillin Programor të RTVM-së dhe Agjencinë për Mediat, ndërsa ligji për Inspektoratin e Gjuhëve nuk u mbështet nga Iljaz, por kaloi me ndihmën e pjesës tjetër të opozitës.

Edhe pse ende nuk ka sinjale të qarta për një marrëveshje politike të formalizuar, lëvizjet e fundit ngrenë pyetje mbi mbështetjen e shumicës parlamentare nga deputetë të opozitës në votime kyçe që kërkojnë Badenterin.

Për momentin, shumica parlamentare ka vetëm 14 deputetë jo-maqedonas, dhe pa mbështetje të deputetëve nga opozita, nuk mund të miratojë ligje që kërkojnë shumicë të dyfishtë.

277
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Qershor, 2025 17:09
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
277
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?