Siljanovska priti në takim Begajn, bisedohet për Korridorin 8

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Korrik, 2025 22:07 Përditësuar

Siljanovska priti në takim Begajn, bisedohet për Korridorin 8

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova ka pritur sot në takim në vilën “Biljana”, homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj, transmeton TV21.

Siç njoftojnë nga Presidenca, në këtë takim janë vlerësuar lartë raportet e mira miqësore dhe bilaterale mes RMV-së dhe Shqipërisë, ndërkaq janë dakorduar se “lidhja infrastrukturore rajonale është mënyra më e mirë për thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve”.

“Mes projekteve kyçe në këtë fushë është Korridori 8 i cili duhet të jetë ndër prioritetet që do të mundojë komunikim më të lehtë mes dy shteteve të rajonit”, thuhet mes tjerash në kumtesë.

Është biseduar edhe për mbrojtjen e Liqenit të Ohrit, për angazhimin e përbashkët.

“Ekziston munsdësi që këto aktivitete të financohen nëpërmjet fondeve evropiane, të qasshme me aplikim të përbashkët në dy shtete”, thuhet më tej në njoftim.

Siljanovska-Davkova dhe Begaj gjatë pasdites kanë vizituar edhe disa nga objekteve antike në Ohër, duke vlerësuar se “nëpërmjet dialogut kulturor thellohen urat për afrim, besim, miqësi, kuptim të ndërsjellë dhe bashkëpunim”./TV21

272
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Korrik, 2025 22:07 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
272
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?