Sindikata e policisë në Maqedoni inicion kallëzim penal kundër ish ministrit të Punëve të Brendshme

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Qershor, 2024 19:31

Sindikata e policisë në Maqedoni inicion kallëzim penal kundër ish ministrit të Punëve të Brendshme

Sindikata e policisë në Maqedoni sot deri te PTHP Shkup ka dorëzuar kallëzim penal kundër personave O.S., në momentin e kryerjes së veprës penale ministër i Punëve të Brendshme dhe D.Ç kryetare aktuale e Komisionit shtetëror për vendimmarrje në procedurën administrative dhe procedurat e punësimit në shkallë të dytë, për shkak të dyshimit të kryerjes së dy veprave penale “shkelje e së drejtës së marrëdhënies së punës” dhe “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”.

“Pas procedurës së zhvilluar më parë për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore të punonjësit në MPB për shkelje të lehtë të disiplinës së punës, i paraqituri i parë në cilësinë e ministrit ka hartuar vendim që nuk i është lejuar ta hartojë në asnjë rast dhe pas kësaj ka përpiluar vendim me të cilin punonjësit V.R. i ka dorëzuar dorëheqjen”, deklaroi Orce Kocevski, kryetar i Sindikatës së policisë së Maqedonisë, në konferencën e sotme për media para PTHP Shkup.

E paditura e dytë, siç tha ai në cilësinë e kryetares së Komisionit, duke vendosur në bazë të ankesës ka përpiluar vendim pastaj me të cilin ankesën në mënyrë të kundërligjshme e ka refuzuar si të pabazë.

“Kërkojmë që PTHP Shkup ta marrë parasysh këtë dhe të gjitha raportet tona të mëparshme, t’i shqyrtojë seriozisht dhe në fund të fillojë procedurë kundër personave të sipërmendur, gjegjësisht të japin propozim aktakuzë dhe të fillojë zbatimi i drejtësisë në Maqedoni”, tha Kocevski.

Ai mes tjerash ka theksuar se si sindikatë në opinion tashmë dy-tre vitet e fundit në kohën e ish ministrit të Punëve të Brendshme në mënyrë të kundërligjshme janë dhënë mbi 25 mijë vendime.

4
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Qershor, 2024 19:31
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
4
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?