Situata politike, e pashmangshme zëri qytetar – Përfshihen edhe klerikët

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Gusht, 2025 14:07

Situata politike, e pashmangshme zëri qytetar – Përfshihen edhe klerikët

Pas deklaratës së kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili tha se ai do të vendosë nëse shqiptarët do të jenë në pushtet apo opozitë, kanë ardhur reagime të forta jo vetëm nga politika, por edhe nga klerikët shqiptarë.

Hoxha i Strugës, Shpendi Ibraimi, theksoi se shqiptarët nuk janë numër për t’u manipuluar, por popull me dinjitet dhe të drejtë për të vendosur vetë për fatin e tyre.

“Shqiptarët janë si mali: të fortë, të lartë dhe të pamposhtur. Nuk ka asgjë nga jashtë që mund t’i kontrollojë,” – deklaroi ai.

Në të njëjtën linjë reagoi edhe Hoxhë Bedri Lika, i cili nënvizoi se roli i tij si klerik është mbi partitë politike, por nuk mund të heshtë ndaj gjuhës së Mickoskit.

“Ka kaluar koha e komunizmit. Populli shqiptar janë të zotët e vendit dhe ata përcaktojnë për vetveten,” – theksoi ai, duke shtuar se shqiptarët nuk pranojnë diktime për fatin e tyre.

Këto reagime tregojnë se retorika e kryeministrit ka prekur ndjeshmërinë e gjerë qytetare, përtej politikës, duke përfshirë edhe zërin e klerikëve. Flaka Media

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Gusht, 2025 14:07
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?