Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një aheng familjar të mbajtur në restorantin “Grand Events” në fshatin Shkabaj, në magjistralen Prishtinë–Mitrovicë. Sipas burimeve të Policisë së Kosovës, këngëtari i njohur Shpat Kasapi dhe vëllai i tij Albin Kasapi janë sulmuar fizikisht nga disa persona, përfshirë edhe dhëndrin e dasmës ku kishin për të performuar.
Dyshohet se shkak për përplasjen ka qenë vonesa e këngëtarit, i cili sipas raportimeve ishte në gjendje të dehur. Situata ka eskaluar në një rrahje fizike, ku të përfshirët kanë pësuar lëndime.
Lidhur me rastin, tre persona janë arrestuar, ku një prej tyre është dërguar në paraburgim, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.
Shpat Kasapi nuk ka reaguar ende publikisht për incidentin, ndërsa mediat lokale raportojnë se ai është jashtë rrezikut për jetën.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
9 Gusht, 2025 17:42
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.