Këngëtari i njohur Shpat Kasapi është bërë pjesë e titujve kryesorë të mediave rozë pas një incidenti të ndodhur në një dasmë ku ai ishte i ftuar për të performuar. Sipas burimeve pranë ngjarjes, Kasapi dyshohet se ka mbërritur me rreth dy orë vonesë, duke shkaktuar tension dhe pakënaqësi mes organizatorëve dhe të pranishmëve, çka ka çuar situatën deri në dhunë fizike.
Ndërkohë, në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendje edhe një postim i ish-bashkëshortes së tij, Selvije Jao, e cila ka shpërndarë një imazh të një perëndimi dielli pranë detit, i shoqëruar me një mesazh të fortë dhe plot nënkuptime:
“Nuk ka nevojë për hakmarrje sepse Zoti është më i madh, karma ekziston dhe njerëzit e shëmtuar nga brenda përfundojnë duke shkatërruar vetë jetën e tyre.”
Ky postim është interpretuar nga ndjekësit si një reagim indirekt ndaj ngjarjes, duke rikthyer vëmendjen te marrëdhënia e tyre e mëparshme dhe tensionet e pazgjidhura.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
11 Gusht, 2025 17:32
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.