S’kërkuan falje: “Çkembari” kërcënojnë pas incidentit në Manastir: Kushdo që na kërkon, e di ku jemi!

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Shtator, 2025 14:48

S’kërkuan falje: “Çkembari” kërcënojnë pas incidentit në Manastir: Kushdo që na kërkon, e di ku jemi!

Grupi i tifozëve të futbollit nga Manastiri, “Çkembari”, ka lëshuar një reagim skandaloz pas incidentit të fundit në qytet, duke mohuar prapavijën ndëretnike dhe duke përdorur gjuhë nxitëse ndaj komuniteteve të tjera.

„Mos krijoni tensione ndëretnike aty ku nuk ka, mos krijoni tensione ndëretnike që nuk do të mund t’i kontrolloni. Në Manastir ‘bien’ bluzat e të gjithë atyre që i irritojnë manastirasit, dhe do të ‘bien’ edhe më tej!“ thuhet në reagimin e tyre.

Ata shtojnë se situata nuk ka karakter etnik, duke sulmuar edhe kategori të ndryshme tifozësh. „Komitë e ballistë, sherfercerë e vojvodë, debraçanë, kosovarë e grekë – të gjithë ata që janë vërejtur kanë mbetur pa bluza. ‘Incidenti’ nuk ka prapavijë ndëretnike,“ thonë “Çkembari”.

Në vijim të deklaratës, ata e konsiderojnë të huajin e sulmuar si provokator. „‘Suedezi’ që shëtiste me një shqiponjë të stampuar në të gjithë bluzën është provokim i thellë ndaj të gjithëve neve, të cilëve na janë ende të freskëta kujtimet nga para 20 vjetësh. Mos u bëjmë budallenj – nën atë flamur janë therur heronjtë tanë të Manastirit.“

Deklarata përmbyllet me një mesazh sfidues: „Manastirasit janë njerëz krenarë. Kushdo që na kërkon, e di ku jemi – salla dhe stadiumi janë shtëpia jonë. MANASTIRI ËSHTË SHTËPIA JONË!!!“ Flaka

51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Shtator, 2025 14:48
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë