Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të përfaqësuesve të Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit lidhur me formimin e një blloku opozitar. Snopçe ka vënë në pikëpyetje moralin politik të ish-funksionarëve të BDI-së, të cilët, sipas tij, sot sillen sikur nuk kanë qenë kurrë pjesë e strukturave që kanë prodhuar korrupsion dhe keqqeverisje.
“Kur i shoh reagimet e njerëzve nga LD-ja e Izetit në lidhje me koalicionin opozitar, në mënyrë të pashmangshme lind një pyetje për të cilën duhet kërkuar ndihmë nga vet ata: Te cili hoxhë kanë bërë ekzorcizmin që aq mirë qenkan pastruar nga ‘djalli’ – pra, nga korrupsioni, zhvatja, nepotizmi dhe uzurpimi i institucioneve – që sot vet ata e quajnë BDI?”, shkruan Snopçe.
Ai shton se përfaqësuesit e kësaj partie flasin sikur janë shfaqur në skenën politike vetëm ditën që kanë dalë nga BDI-ja, duke mohuar përgjegjësinë për vendimet dhe veprimet e së kaluarës.
“Sot ata flasin sikur të kenë ardhur në këtë botë atë ditë kur kanë dalë nga BDI-ja. Sipas tyre, gjithçka që është bërë keq në kohën e BDI-së e kanë bërë të tjerët. Ata na paskan qenë të pastër. Secili do e kishte lakmi këtë ‘katarsis’ që paska ndodhur me këtë parti,” përfundon shkrimin e tij në rrjetet sociale deputeti i ASh-së. Flaka Media
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
19 Gusht, 2025 12:15
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes
Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali.
Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht.
Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve.
Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media.
Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media.
Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.