Sondazhi i fundit – Jahiu: VLEN vështirë se do të mund të fitojë një komunë!

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Korrik, 2025 12:40

Sondazhi i fundit – Jahiu: VLEN vështirë se do të mund të fitojë një komunë!

Gazetari dhe analisti politik Ylber Jahiu, duke komentuar rezultatet e fundit të anketave dhe zhvillimet në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, vlerëson se gjendja aktuale është pasqyrë e qartë e deshqiptarizimit të institucioneve dhe shtypjes së vazhdueshme të të drejtave elementare të shqiptarëve në vend.

“Shqiptarët jo që nuk përparuan, por humbën edhe atë që kishin”, u shpreh Jahiu në një deklaratë për Flaka.

Duke folur për rënien e mbështetjes ndaj koalicionit VLEN, Jahiu theksoi se Arben Taravari ishte ai që krijoi frymën e parë dhe energjinë mobilizuese, duke përmendur edhe momentin simbolik që u bë i njohur si “selfia e famshme në Gostivar”. Sipas tij, largimi i Taravarit nga VLEN ka krijuar një boshllëk të madh politik dhe ka prodhuar një rënie të pashmangshme.

“VLEN, nëse vazhdon të qëndrojë në qeveri, do të ketë rënie edhe më të thellë. Sipas kësaj logjike dhe dinamikës aktuale, VLEN vështirë se do të mund të fitojë një komunë”, tha Jahiu.

Ai paralajmëron se mosreagimi ndaj drejtimit antishqiptar të politikave qeveritare, si dhe mangësia e përfaqësimit legjitim, po e dëmtojnë rëndë pozitën e shqiptarëve në institucionet shtetërore. Flaka

Lexo edhe:

Lexo edhe:

Anketa e re: Opozita shqiptare dyfish më e fuqishme se koalicioni VLEN

Anketa- VLEN pëson rënie të fortë pas largimit të ASH-së së Taravarit: Nga 13% në 7.7%

Anketa e re: Ahmeti i pari mes shqiptarëve, Taravari i dyti – Liderët e VLEN-it në fund të listës

Anketa e re: Arben Fetai dhe Zeqirja Ibrahimi jashtë rejtingjeve të liderëve

Anketa e re: Pothuaj gjysma e qytetarëve skeptikë për drejtimin e vendit

Arben Taravari e shkëputi elektoratin e ASH-së nga VLEN – Arben Fetai nuk arriti ta ndalë

272
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Korrik, 2025 12:40
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
272
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?