Stuhi, breshër dhe erëra të forta sot në pjesën më të madhe të vendit

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Gusht, 2025 08:57

Stuhi, breshër dhe erëra të forta sot në pjesën më të madhe të vendit

Pas motit të keq që dje (e diel, 17 gusht) përfshiu Lubojnon e Resnjës duke shkaktuar dëme dhe përmbytje në rrugë e shtëpi, sot (e hënë, 18 gusht) pritet mot i ri i keq në disa pjesë të Republikës së Maqedonisë.

“Vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore e lagësht dhe jostabile, e lidhur me një front atmosferik nga veriu me ajër më të ftohtë në lartësi,” njoftojnë meteorologët.

Sipas tyre, “moti do të jetë pjesërisht i vranët dhe i paqëndrueshëm, me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të fortë në pjesën më të madhe të vendit”. Lokalisht proceset atmosferike do të jenë më intensive, duke sjellë “stuhi të shoqëruara nga reshje të dendura shiu, erë e fuqishme, shkarkesa elektrike dhe reshje breshëri”.

Edhe në Shkup dhe rrethinë sot pritet mot i paqëndrueshëm. “Në disa pjesë të luginës priten kushte për stuhi të shoqëruara me erëra të fuqishme dhe breshër,” theksojnë shërbimet meteorologjike.

Temperaturat e ditës së sotme do të lëvizin nga 25 deri në 34 gradë Celsius, ndërsa në Shkup dhe rrethinë pritet që maksimalja të arrijë deri në rreth 32 gradë.

Institucionet përkatëse u bëjnë apel qytetarëve që, për shkak të motit shumë jostabil, të tregojnë kujdes të shtuar.
“Gjatë stuhive dhe shkarkesave elektrike mos qëndroni në hapësira të hapura dhe nën pemë të vetmuara,” paralajmërojnë ekspertët.

Po ashtu, në rast të erërave të forta, qytetarëve u rekomandohet “të mbrojnë automjetet e tyre dhe të mos i parkojnë pranë pemëve, sidomos atyre të vjetra dhe të vetmuara.” Flaka Media

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Gusht, 2025 08:57
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?