Sulejman Lamallari deklarohet në Gjykatë: Arsovska më sulmoi fizikisht, jam viktimë

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Gusht, 2025 18:21 Përditësuar

Sulejman Lamallari deklarohet në Gjykatë: Arsovska më sulmoi fizikisht, jam viktimë

Sulejman Lamallari, i akuzuar për dhunë fizike dhe verbale ndaj kryetares së qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, sot para gjykatës deklaroi se në të vërtetë ai nuk është sulmues, por viktimë në të gjithë ngjarjen, shkruan Alsat.

Para gjykatës, Lamallari pretendoi se ishte sulmuar ndërsa Arsovska ndodhej në terren me zyrtarë në Çair pas një kallëzimi për ndërtim të paligjshëm.

“Atë ditë unë nuk sulmova askënd, unë u sulmova nga kryetarja. Ajo u afrua me telefon, unë vetëm i bëra me dorë, doja t’ia largoja telefonin për të mos regjistruar pa leje. E dëmtuara më goditi me këmbë, më shtyu me këmbë mbi gjurin, në këmbën e majtë”, thotë i akuzuari Sulejman Lamallari.

Pas kësaj dëshmie të Lamallarit, seanca e sotme vazhdoi me dëshmitë e mbrojtjes dhe asnjë nga ta nuk u përgjigj pozitivisht pyetjes së prokurorit publik nëse kishte parë që Lamallari e sulmonte fizikisht Arsovskën. Megjithatë, Lamallari tha se kishte përdorur fjalë fyese ndaj saj, por shtoi se e kishte bërë këtë pasi ajo e kishte ofenduar dhe kërcënuar e para. Pas seancës së sotme, Arsovska nuk dha deklarata për mediat, por u prononcua në rrjetet sociale.

“Nëse nuk është e tmerrshme që rrahën gra, në vend që meshkujt të ndërhyjnë, të pranojnë, të pendohen dhe të kërkojnë falje, tani ata mbrohen duke thënë se kanë marrë shkelm nga një grua”, tha Danella Arsovska, kryetare e qytetit të Shkupit.

Ngjarja ndodhi më 11 korrik, kur Arsovska, e shoqëruar nga inspektorë të Qytetit të Shkupit, po kryente inspektim të një objekti të paligjshëm në rrugën „Sevastopolska“ në Çair, ku ndodhi një debat verbal me Sulejman Lamallarin, dhe sipas pretendimeve të Arsovskës, ai e sulmoi fizikisht.

261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Gusht, 2025 18:21 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?