Sulejmani nga VLEN: Shteti është këtu për ty- Nuk je vetëm

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Gusht, 2025 17:21

Sulejmani nga VLEN: Shteti është këtu për ty-  Nuk je vetëm

Qeveria përmes Ministrisë së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale ka shpallur masën e re për mbështetje financiare të energjisë elektrike për familjet më të ndjeshme, në vlerë prej gjithsej 42.3 milionë denarësh. Vendimi parashikon një zbritje direkte prej 1.000 denarësh në muaj në faturat e energjisë elektrike, për periudhë njëvjeçare, për amvisëritë ku jetojnë persona me aftësi të kufizuara, persona tërësisht të verbër ose të shurdhër dhe përfitues të kompensimit të veçantë sipas Ligjit për Mbrojtje Sociale.

Zëdhënësi i VLEN-it, Driton Sulejmani, theksoi se ky vendim nuk është thjesht teknik, por bart vlerë humane dhe sociale.
“Sot nuk po ndajmë vetëm një lajm teknik apo një vendim administrativ, sot ndajmë një lajm zemre dhe ndërgjegjeje. Kjo nuk është lëmoshë, por drejtësi sociale. Kjo nuk është propagandë, por vepër konkrete. Kjo është një politikë e humanizmit që i jep kuptim fjalës ‘shtet’,” tha Sulejmani.

Ai shtoi se kjo masë prek drejtpërdrejtë jetën e qytetarëve më të brishtë.
“Ky vendim e prek jetën reale të një nëne që rrit një fëmijë me aftësi të kufizuara, të një pensionisti që jeton me ndihmë sociale, të një qytetari që për dekada është ndjerë i harruar. Ky është një hap modest në vlerë monetare, por shumë i madh në simbolikë. Sepse me këtë themi: ‘Shteti është këtu për ty. Nuk je vetëm’,” u shpreh ai.

Sipas Sulejmanit, energjia nuk është thjesht çështje teknike, por lidhet me jetën dhe solidaritetin shoqëror.
“Energjia nuk është thjesht kilovat. Energjia është jetë. Energjia është siguri. Energjia është solidaritet. Duke e orientuar mbështetjen aty ku dhimbja është më e thellë, ne po krijojmë një sistem ku drita nuk është luks, por e drejtë, dhe ngrohja nuk është privilegj, por domosdoshmëri,” tha ai.

Në fund, Sulejmani u bëri thirrje qytetarëve që të aplikojnë dhe të informojnë ata që mund të përfitojnë nga kjo masë.
“Le të mos mbetet askush pas. Le të jetë kjo një fushatë e përbashkët jo vetëm e qeverisë, por e ndërgjegjes kolektive. VLEN do të vazhdojë të mbështesë politika të tilla me gjithë zemrën dhe kapacitetin institucional. Sepse besojmë se një shoqëri është vërtet e fortë vetëm atëherë kur më i dobëti prej nesh ndihet i mbrojtur,” përfundoi Sulejmani.

51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Gusht, 2025 17:21
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë