Tabelë zyrtare me gabim shqip në Tabanoc: Emri i shtetit, jashtë standardit

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Korrik, 2025 08:56

Tabelë zyrtare me gabim shqip në Tabanoc: Emri i shtetit, jashtë standardit

Në vendkalimin kufitar Tabanoc, mbishkrimi në gjuhën shqipe në një nga tabelat zyrtare përmban një gabim elementar gjuhësor. Në vend që të shkruhet saktë “Republika e Maqedonisë së Veriut”, aty figuron forma e pasaktë “Republikën e Maqedonisë së Veriut”, transmeton Flaka

Gabimi qëndron në përdorimin e rasës gabimisht – nga emërorja “Republika” në kallëzore “Republikën”, duke çrregulluar kuptimin e drejtë të emërtimit institucional të shtetit në këtë kontekst.

Kjo nuk është hera e parë që në tabela zyrtare në gjuhën shqipe shfaqen gabime të tilla. Në shumë raste, përkthimi i përmbajtjes bëhet përmes mjeteve automatike si Google Translate, pa ndonjë kontroll profesional nga përkthyes të licencuar ose njohës të mirë të drejtshkrimit të gjuhës shqipe.

Gabime të këtij lloji në hapësira publike, sidomos në dokumente zyrtare apo sinjalistikë në kufi, nuk janë vetëm shkelje të standardeve gjuhësore, por edhe tregues i mungesës së seriozitetit institucional ndaj përdorimit të gjuhës shqipe, e cila është gjuhë zyrtare në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

Mbetet për t’u parë nëse institucionet përkatëse, përfshirë Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Agjencinë për Zbatimin e Gjuhëve, do të reagojnë për ta korrigjuar këtë gabim dhe për të shmangur përsëritjen e rasteve të tilla në të ardhmen. Flaka

268
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Korrik, 2025 08:56
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
268
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?