Sekretari Organizativ i Aleancës për Shqiptarët, Gadaf Uzairi, së bashku me Shefen e Shtabit Qendror të FRASH-it, znj. Viola Ramadani, kanë zhvilluar sot një takim miqësor me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Shkup, z. Denion Meidani, njofton Flaka
Takimi u zhvillua në frymën e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë, me fokus te çështjet me rëndësi për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, si dhe forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional mes dy vendeve.
“Ishte kënaqësi e veçantë të diskutojmë mbi sfidat dhe mundësitë për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Falënderojmë Ambasadorin Meidani për mikpritjen dhe bashkëbisedimin konstruktiv,” deklaroi Uzairi pas takimit.
Ky takim vjen në një moment kur subjektet politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut po intensifikojnë kontaktet me përfaqësues të institucioneve nga Tirana zyrtare, në funksion të përmirësimit të pozitës së shqiptarëve në vend. Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
2 Korrik, 2025 19:44
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.