Takohen Krasniqi e Limaj – temë diskutimi qeveria e opozitës?

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Mars, 2025 22:16

Takohen Krasniqi e Limaj – temë diskutimi qeveria e opozitës?

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është në takim me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi.

Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se ky takim është realizuar me ftesë të të parit të PDK-së.

Temë e diskutimit në këtë takim, sipas burimeve të Klanit, mësohet të jetë ndërtimi i ndonjë koalicioni potencial të opozitës për formim të qeverisë, nëse Lëvizja Vetëvendosje si partia e parë e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, nuk arrin të formojë qeverinë e re.

Për takimin Limaj – Krasniqi, Klankosova.tv ka kontaktuar edhe Endrit Shalën, koordinatorin për media në Nismën Socialdemokratike, por i njëjti nuk ka pranuar të flasë për çështjen në fjalë.

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, mirëpo nuk ka arritur ta përsëris rezultatin e 2021-ës, kur e vetme arriti të formonte qeverinë. Asaj do t’i duhet një partner qeverisës nga opozita, qoftë nga partitë shqiptare apo edhe nga ato jo-shqiptare.

Deri më tani, partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK kanë deklaruar në disa raste se nuk dëshirojnë të qeverisin bashkë me LVV-në.

Ndërkaq Fatmir Limaj i Nismës, që kësaj radhe garoi në një listë me AAK-në, zuri në befasi opinionin publik kur, pas zgjedhjeve, në një emision televiziv, refuzoi të thotë se ka vija të kuqe ndaj Vetëvendosjes apo partive opozitare për të ndërtuar qeverinë e re të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Limaj tha se sa i përket “çështjeve nacionale”, ai s’ka vija të kuqe.

“Kush t’më fton në tavolinë, unë shkoj ulna – për tema nacionale. Çka po të vyn një qeveri jo funksionale? Kurrë nuk hyj në një qeveri jofunksionale. As me opozitën nuk e përjashtoj që ulem”, kishte thënë Limaj në “DebatPlus” më 20 shkurt. /Klankosova.tv

120
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Mars, 2025 22:16
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
120
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?