Flaka Editorial: Taravari dhe zhgënjimi i një koalicioni të dështuar!

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Maj, 2025 23:03

Flaka Editorial: Taravari dhe zhgënjimi i një koalicioni të dështuar!

Një moment i pazakontë është zbuluar nga deputeti Halil Snopçe, i cili ka komentuar zhvillimet e fundit në marrëdhëniet brenda qeverisë dhe pozicionin e Arben Taravarit, liderit të Aleancës për Shqiptarët, shkruan Flala

Duke përmendur njohjen e tij shumëvjeçare me Taravarin, Snopçe ka rrëfyer një nga momentet më të trishta që e ka përjetuar në publik këtë figurë politike.

“Arbenin e njoh 45 vjet. Aq mirë e njoh, saqë ende e mbaj mend edhe çantën e librave që e kishte kur ishim në klasë të parë,” tha Snopçe, duke evokuar një afërsi të veçantë me Taravarin.

Por sipas tij, momenti më tronditës ishte kur kryeministri Hristijan Mickoski tha publikisht se “do t’i heq për veshi nëse duhet”, duke iu referuar bashkëpunëtorëve të tij. Taravari ishte pranë tij në atë konferencë shtypi, në cilësinë e ministrit të Shëndetësisë.

“Ajo fytyrë e Arbenit ishte shprehje dëshpërimi. Nuk e kam parë kurrë më parë ashtu,” u shpreh Snopçe, duke lënë të kuptohet se ky moment ishte një pikë kthese.

Për këtë dhe shumë arsye të tjera, Arben Taravari dha dorëheqje nga posti i ministrit, dhe Aleanca për Shqiptarët u tërhoq nga pozita qeveritare për të vijuar rrugën e saj opozitare.

Snopçe ngre pyetjen e nënkuptuar në fund të deklaratës: “A është koincidencë apo jo? Secili le të gjykojë për veten e tij.”

Kjo deklaratë, përveçse hedh dritë mbi tensionet e brendshme në qeveri, nxjerr në pah edhe vështirësinë e bashkëjetesës politike në një klimë të brishtë ku mungesa e respektit dhe retorika e nënçmimit mund të çojnë në kriza serioze bashkëpunimi.

Në ndërkohë, ka qenë lideri i ASH-së që ka shprehur disa herë shqetësimit e tij për (mos) funksionimin e kualicionit dhe qeverisë.

Pas 11 muajsh në pushtet, që nga zgjedhjet parlamentare të 8 majit 2024 ku ASH fitoi 14 mandate, Taravari deklaron se asnjë nga pikat kyçe të programit zgjedhor nuk është realizuar dhe për këtë arsye partia ka vendosur të largohet nga Qeveria.

“Ne jemi ndjerë të margjinalizuar dhe të papërfillur në vendimmarrje,” – tha Taravari, duke shtuar se VMRO-DPMNE dhe ZNAM, dy partnerët maqedonas në pushtet, kanë 64 deputetë dhe kanë krijuar shumicë pa pasur nevojë për ASH.

Sipas tij, ka pasur:

  • Mospërmbushje të marrëveshjes për ligjin për përfaqësim të drejtë,
  • Shfuqizim të mekanizmit të Badenterit, që garantonte përfaqësimin e barabartë të etnive,
  • Mungesë decentralizimi dhe kompetenca të kufizuara për komunat,
  • Punësime të pabalancuara në institucione – në favor të maqedonasve.

“107 mijë vota në zgjedhjet parlamentare tregojnë mbështetjen tonë – do i kthehemi qytetarit,” deklaroi ai, duke uruar partnerët e mbetur në Qeveri për sukses, por duke theksuar se rruga e përbashkët nuk ishte më e mundur për shkak të mospranimit të ultimatumeve dhe mospërmbushjes së marrëveshjeve. Flaka Media

Ai shton se diskordinimi i brendshëm brenda koalicionit VLEN është shfrytëzuar nga VMRO për të dobësuar zërin e partive shqiptare. Flaka

50

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Maj, 2025 23:03
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
50

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë