Taravari: Në Kosovë e panë ndihmën e Kurtit si sulm ndaj UÇK-së

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Korrik, 2025 22:21 Përditësuar

Taravari: Në Kosovë e panë ndihmën e Kurtit si sulm ndaj UÇK-së

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një intervistë për emisionin “Pressing” në TV7, ka komentuar debatin mbi ndikimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në zhvillimet politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Taravari ka mohuar çdo ndërhyrje direkte nga Kurti në vendimmarrjet e Aleancës për Shqiptarët gjatë kohës sa ishte pjesë e qeverisë.

“Zotëri Kurti nuk ka ndërhyrë dhe nuk kemi kërkuar bekim. Kjo është e vërteta,” deklaroi Taravari, transmeton Flaka.

Megjithatë, ai pranoi se perceptimi në opinionin publik në Kosovë ka qenë i ndryshëm, duke nënvizuar se ndihma e Kurtit në fazën e formimit të koalicionit VLEN është interpretuar si përpjekje për të goditur figurën e Ali Ahmetit.

“Në Kosovë është interpretuar si goditje ndaj një prej figurave të UÇK-së,” tha ai, duke iu referuar liderit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Taravari shtoi se paradoksi më i madh është se shqiptarët në Maqedoni arritën nivelin më të lartë të përfaqësimit politik, me një kryeministër shqiptar, por pikërisht në atë moment ndodhi, sipas tij, “goditja fatale nga vetë shqiptarët”.

“VLEN s’do të ekzistonte pa Kurtin” – Taravari tregon si u bashkuan partitë

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka deklaruar se formimi i koalicionit opozitar VLEN nuk do të kishte qenë i mundur pa ndihmën e parë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Në një deklaratë publike, Taravari ka sqaruar se Kurti luajti një rol të rëndësishëm në fazën fillestare të bashkimit të partive shqiptare opozitare në Maqedoninë e Veriut.

“Zotëri Kurti ka ndihmuar për të formuar koalicionin VLEN, por jo në funksionimin e tij të brendshëm,” deklaroi Taravari, transmeton Flaka.

Ai shtoi se gjatë fushatave zgjedhore, Vetëvendosje ka pasur një prani të dukshme në terren, përmes përfaqësuesve të saj më të lartë që kanë mbështetur koalicionin.

“Figura të rëndësishme të Vetëvendosjes kanë qenë pjesë aktive në mbështetje të VLEN-it,” theksoi Taravari.

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur marrëdhëniet brenda VLEN-it janë tensionuar, dhe Aleanca për Shqiptarët tashmë është distancuar nga koalicioni, duke paralajmëruar një kurs të ri politik.

Taravari: Nga Evropa po kthehemi drejt Serbisë – ky është drejtimi i ri i qeverisë

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka kritikuar ashpër koalicionin me VMRO-DPMNE-në, duke thënë se marrëveshja politike e arritur me këtë parti ka dështuar në tërësi.

Në një deklaratë për mediat, Taravari tha se asnjë nga katër pikat e dakorduara – fillimi i negociatave me Bashkimin Evropian, zhvillimi ekonomik, decentralizimi fiskal dhe lufta kundër korrupsionit – nuk është përmbushur.

“Jo vetëm që nuk i nisëm negociatat me BE-në, por po largohemi gjithnjë e më shumë nga procesi”, deklaroi ai, transmeton Flaka.

Sipas Taravarit, Qeveria aktuale po zhvendos orientimin gjeopolitik të Maqedonisë së Veriut, duke e afruar vendin më shumë me Serbinë sesa me Bashkimin Evropian.

“Ka një orientim të rrezikshëm drejt Beogradit. Kjo është e papranueshme për shqiptarët dhe për të ardhmen evropiane të vendit”, theksoi ai.

Taravari kritikoi gjithashtu mungesën e përkushtimit ndaj reformave dhe zbatimit të zotimeve që ishin premtuar si pjesë e marrëveshjes qeveritare.

Taravari: Qeveria ndau qindra milionë euro, por jo për shqiptarët

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka ngritur akuza të drejtpërdrejta ndaj qeverisë për diskriminim të shqiptarëve në politikat ekonomike dhe ndarjen e fondeve shtetërore.

Duke folur për një hua prej 1 miliard eurosh të marrë nga Hungaria, Taravari theksoi se një pjesë e madhe e kësaj shume – rreth 250 milionë euro – është ndarë për mbështetje të bizneseve private, por sipas tij, asnjë kompani shqiptare nuk ka përfituar.

“Në mesin e 200 kompanive që përfituan, nuk kishte asnjë me pronar shqiptar”, deklaroi ai, transmeton Flaka.

Taravari e cilësoi këtë si një shembull konkret dhe alarmues të diskriminimit institucional ndaj shqiptarëve, jo vetëm në përfaqësim politik, por edhe në aksesin ekonomik dhe zhvillimin rajonal.

Ai shtoi se ky përjashtim sistematik ndikon direkt në rritjen e pabarazisë, migracionit dhe frustrimit social në zonat shqiptare.

“Kur shqiptarët përjashtohen nga mbështetja ekonomike, ata përjashtohen nga e ardhmja”, theksoi Taravari. Flaka

273
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Korrik, 2025 22:21 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
273
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?