Taravari paraqet pikën e fundit të Platformës Kombëtare: Pa decentralizim të vërtetë nuk ka zhvillim të qëndrueshëm

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Gusht, 2025 17:34

Taravari paraqet pikën e fundit të Platformës Kombëtare: Pa decentralizim të vërtetë nuk ka zhvillim të qëndrueshëm

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, sot në Shkup shpalosi pikën e tetë dhe të fundit të Platformës Kombëtare, që lidhet me decentralizimin, administratën e pastër dhe sigurinë publike.

“Aleanca për Shqiptarët beson se zhvillimi i qëndrueshëm i vendit nis nga fuqizimi i komunave tona. Në këtë drejtim, ne angazhohemi për transferim të plotë të kompetencave dhe buxheteve te komunat shqiptare, duke u dhënë atyre mundësinë për vendimmarrje autonome dhe zbatim efektiv të projekteve lokale që përmbushin nevojat reale të qytetarëve,” deklaroi Taravari.

Ai theksoi se përmes forcimit të institucioneve lokale dhe transparencës maksimale, synohet një qeverisje lokale të drejtë dhe të përgjegjshme, ku qytetarët janë pjesëmarrës aktivë në çdo vendim përmes platformave digjitale dhe komunikimit të hapur.

Sa i përket administratës komunale, Taravari tha se ajo do të bazohet në meritokraci dhe profesionalizëm, duke eliminuar punësimet politike dhe klientelizmin.
Shërbimet komunale do të digjitalizohen, duke u bërë më të shpejta, më efikase dhe më të qasshme për çdo qytetar. Çdo qytetar do të ketë mundësi të dijë se si shpenzohet çdo denar i buxhetit të komunës së tij,” u shpreh ai.

Në aspektin e sigurisë publike, Taravari premtoi përfaqësim të barabartë të shqiptarëve në polici dhe zjarrfikës, si dhe investime në ndriçim publik, kamera sigurie dhe rrugë të sigurta.
Koncepti ynë ‘Lagje e Sigurt’ vendos përgjegjësi të drejtpërdrejtë në çdo njësi lokale për sigurinë e komunitetit, duke e bërë qytetin tonë një vend më të sigurt për të gjithë,” tha ai.

Në përmbyllje, kreu i ASH-së bëri thirrje për bashkim politik dhe qytetar rreth kësaj platforme:
Ftojmë të gjitha partitë politike dhe qytetarët shqiptarë të bashkohen në përkrahje të saj, për të ndërtuar një të ardhme të fortë, të drejtë dhe të qëndrueshme për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut,” përfundoi Taravari.

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Gusht, 2025 17:34
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?