Taravari për opozitën shqiptare: Aq dëm keni bërë sa për disa vite çdo kritikë që do bëni do të jetë autogol

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Qershor, 2024 19:29

Taravari për opozitën shqiptare: Aq dëm keni bërë sa për disa vite çdo kritikë që do bëni do të jetë autogol

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, në një postim në Facebook i kërkon opozitës shqiptare që të jetë më konstruktive, duke shtuar se “akuzat e tyre janë qesharake”.

Taravari gjithashtu thotë se qeveria e re ende nuk ka nisur punën si duhet.

“Qeveria e re, pjesë e të cilës jemi, ka pak ditë që ka filluar me punë. Ne jemi si ato që ende nuk kanë hyrë mirë në shtëpi të re, e dikush po i akuzon se nuk e kanë perden e hekurosur tamam. Akuzat e opozitës ende të pamësuar shqiptare janë nga më qesharaket. Si neurolog e kuptoj që frika të shuan arsyen, dhe opozita ka frikë. Ato filluan madje para se të mandatoheshim. Ata paguheshin ende si administratorë të shtetit, dhe na thanë se nuk po e bënim punën si duhet, ne që ende nuk kishim hyrë ende në pozicione!”.

“Por, ajo që dua më tepër të potencoj në këtë shkrim, është fakti se çfarë fatkeqsie është për një shtet kur nuk ka opozitë, dhe kjo është fatkeqsi është edhe e Maqedonisë. Thuajse të dalë nga lufta, “opozitarët” shqiptarë, që në fakt janë disa ish-armiq të cilët i ka bashkuar halli dhe jo malli, nuk po bëjnë asgjë ama Asgjë për të kontribuar në zhvillimin e vendit!”.

“Ata si Aleksa, roboti shtëpiak amerikan, by default, po kryejnë një veprim automatik: sulmojmë punët e qeverisë…duke harruar që ekipi ynë është aq i freskët, sa çdo punë e qeverisë është totalisht produkt i tyre. Kemi gjetur zyra të shëndruara në terrene sportive, mungesa flagrante dokumentash, harxhime marramendëse nga ministrat e freskët…të cilat së shpejti do jenë edhe subjekt analizash, besoj”.

“Por edhe pse e kanë dorëzuar shtetin si një kufomë që i kanë pirë gjakun, këta tani viktimizohen dhe nuk dinë se çfarë të bëjnë si opozitë. Ju a bëj unë një sugjerim: Rregulloni radhët tuaja, dhe prisni me durim dhe kujtohuni që ajo që ju keni shkatërruar për 22 vjet nuk rregullohet dot brenda javës! Bashkëpunoni me propozime konkrete se natyrisht që na duhen ide dhe po: na kritikoni kur e kemi gabim…por ju siguroj që aq dëm keni bërë sa për disa vite çdo kritikë që do bëni do të jetë Autogol!”, ka shkruar Taravari.

4
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Qershor, 2024 19:29
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
4
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?