Taravari prezanton shtyllën e parë të platformës së re politike

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Korrik, 2025 13:04

Taravari prezanton shtyllën e parë të platformës së re politike

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, prezantoi shtyllën e parë të platformës së re politike të kësaj force – mbrojtjen e identitetit kombëtar shqiptar – duke u bërë thirrje të gjithë shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, pa dallim partie apo bindjeje politike, që të bashkohen rreth kësaj kauze.

“Mbrojtja e identitetit nuk është vetëm një çështje politike – është një detyrë dhe përgjegjësi kombëtare,” theksoi Taravari.

Ai paraqiti katër shtylla konkrete të angazhimit të partisë në këtë drejtim:

  • Zbatimi real dhe pa kompromis i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në të gjitha institucionet shtetërore dhe administratën publike.
  • Ruajtja e emërtimeve tradicionale shqiptare të vendbanimeve, rrugëve dhe institucioneve, si pjesë e pandashme e identitetit kombëtar.
  • Mbrojtja aktive e trashëgimisë kulturore shqiptare, përmes restaurimit dhe ruajtjes së objekteve me rëndësi historike e kulturore.
  • Forcimi i familjes tradicionale shqiptare dhe vlerave morale si bazë e unitetit shoqëror dhe stabilitetit kombëtar.

“Vetëm përmes bashkimit dhe përkushtimit mund të arrijmë barazi reale dhe përfaqësim të denjë në Maqedoninë e Veriut,” deklaroi lideri i Aleancës.

Sipas tij, këto parime përbëjnë themelin e vizionit të ri kombëtar të Aleancës për Shqiptarët, me qëllim ndërtimin e një të ardhmeje më të drejtë dhe më të bashkuar për shqiptarët në vend. Flaka

269
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Korrik, 2025 13:04
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
269
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?