Taravari priti kryetarin e ri të PDT-së, bashkëpunim për një shoqëri të barabartë dhe të drejtë

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Korrik, 2025 19:26

Taravari priti  kryetarin e ri të PDT-së, bashkëpunim për një shoqëri të barabartë dhe të drejtë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka pritur sot në selinë e partisë kryetarin e sapozgjedhur të Partisë Demokratike Turke (TDP), z. Zylfiqar Zejnulla.

Vizita vjen menjëherë pas zgjedhjes së Zejnullës në krye të partisë që përfaqëson komunitetin turk në Maqedoninë e Veriut.

Pas takimit, Taravari përmes një deklarate publike theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet partive që përfaqësojnë komunitetet etnike në vend.

“Urova sot kryetarin e sapozgjedhur të Partisë Demokratike Turke, z. Zylfiqar Zejnulla, për postin e tij. Me pritshmëritë më të mira, mezi pres të punojmë bashkë drejt zgjidhjeve të përbashkëta për një shoqëri të barabartë e të drejtë.” – u shpreh Taravari.

Takimi vlerësohet si një sinjal për afrimin e partive që mbrojnë të drejtat e komuniteteve jo-shumicë në kontekstin e një klime të re politike në vend. Flaka

295

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Korrik, 2025 19:26
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
295

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut