Taravari: Vjen një ligj për vetëqeverisje lokale që është centralizim plus| VIDEO

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Maj, 2025 22:22 Përditësuar

Taravari: Vjen një ligj për vetëqeverisje lokale që është centralizim plus| VIDEO

Nga Negotina ku ishin grumbulluar për të zyrtarizuar kandidimin e Isen Shabanit për kryetar komune në një mandat të trete, lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka folur njoftuar që nesës ose më së voni pasnesër, do të sillet vendimi për braktisjen e qeverisë.

Sipas Taravarit, nuk mund të lejojohet nënçmimin dhe margjinializimin e shqiptarëve, dhe se është marrë vendim që të kthehen te populli, raporton Flaka Media.

“Fatkeqësisht, vitin e kaluar kërkuam votën për të sjellë ndryshimin, por ky ndryshim që e kemi nuk është ndryshimi që e kanë pritur shqiptarët. Ky është fakt i pamohueshëm. Qeveria disi u humb në rrugën drejt Bashkimit Evropian. E premtuam dezentalizimin, faktikisht vjen një ligj për vetëqeverisje lokale që është centralizim plus”, tha Taravari.

Sipas Taravarit, situata në administratën shtetërore, fatkeqësisht ka një margjinalizim të jashtëzakonshëm dhe tendecë që shqiptarët të margjinalizohen.

“Aleanca për Shqiptarët ka vendos që nesër apo pasnesër të sjell vendim në organet partiake, kur krejt vrapojnë të hyjnë në qeveri, me dinjitet të largohemi nga qeveria. Dalim prej qeveria për tu kthyer më fuqishëm, sidomos në Pushtetin Lokal dhe pastaj në Pushtetit qendror. Duam që kur të jemi në qeveri të mos jemi kukulla. S’mund ta luajmë këtë rol. Ose do të jemi si duhet, ose më mirë të mos jemi në qeveri”, tha Taravari. Flaka Media

8
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Maj, 2025 22:22 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?