Tension dhe paqartësi në deklaratat e Azir Aliut: A ishte ai kanali i komunikimit mes Taravarit dhe Ahmetit? VIDEO

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Maj, 2025 21:25 Përditësuar

Tension dhe paqartësi në deklaratat e Azir Aliut: A ishte ai kanali i komunikimit mes Taravarit dhe Ahmetit? VIDEO

Në një konferencë për shtyp, Azir Aliu, ish-ministër për Shoqëri Informatike dhe ish-këshilltar i Nikolla Gruevskit, tashmë pjesë e grupimit kundër Arben Taravarit, u përball me një pyetje thelbësore: A ka qenë ai kanali i komunikimit mes Arben Taravarit dhe liderit të BDI-së, Ali Ahmeti?

Përgjigjja e tij nuk ishte as e qartë, as e qëndrueshme. Në vend që të japë një “po” ose “jo” të prerë, Aliu u duk dukshëm i tensionuar, nisi të djersitet dhe tregoi shenja të qarta shqetësimi përpara se të përgjigjej, shkruan Gostivari Sot

Fillimisht, pranoi se kishte pasur komunikime. Pak sekonda më vonë, tha se nuk kishte pasur. Dhe në fund, u shpreh se “të gjithë kanë komunikime varësisht nga rrethanat”. Kjo kontradiktë nxiti dyshime edhe më të mëdha, duke ngritur pyetjen:

Çfarë fshihet pas këtij hezitimi të Azir Aliut?

Ky zhvillim vjen në një kohë kur Aliu ka kaluar në krah të Arben Fetait, kundër liderit aktual të ASH-së, Arben Taravari – me arsyetimin se partia po afrohet me BDI-në. Ironikisht, pyetja e ngritur është nëse pikërisht Aliu ka qenë ndërmjetësi në komunikimet mes Taravarit dhe Ali Ahmetit në të kaluarën.

Në politikë, më e rëndësishme se fjalët janë qëndrimet e qëndrueshme dhe sinqeriteti ndaj publikut. E sot, mungesa e transparencës dhe tensioni në deklaratat e Azir Aliut lanë më shumë pikëpyetje sesa përgjigje. Gostivari Sot

8
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Maj, 2025 21:25 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?