Tetë këshilla rreth ushqimit për lëkurë të pastër

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Maj, 2024 20:32

Tetë këshilla rreth ushqimit për lëkurë të pastër

Mënyra e të ushqyerit luan rol të rëndësishëm kur bëhet fjalë për një lëkurë të pastër, pa puçrra e shenja.

Dermatologia, Aman Puri, ka dhënë disa këshilla për llojin e ushqimeve që duhet konsumuar për të pasur një lëkurë të shëndetshme, shkruan India.com.

Ajo ka thënë se pjata duhet të jetë e mbushur me ushqime që përmbajnë antioksiantë të cilat janë të njohura për veti antiiflamatore, gjë që ndihmon kundër akneve.

Frutat e malit, limoni, portokalli, papaja, ananasi e mollët, njihen si pemë që janë të mira për lëkurën, bashkë me perimet si kungulli, specat, spinaqi e të tjera.

Këshilla e dytë e dermatologes është ngrënia e shpeshtë e ushqimeve me përmbajtje të acidit yndyror, omega 3. Ky acid është i pranishëm në ushqime si peshku, arrat, farat chia e farat e lirit.

Këshilla e tretë është pirja e shpeshtë e ujit. Hidratimi ndihmon në largimin e toksinave nga trupi, nga të cilat mund të shkaktohen aknet. Për lëkurë të pastër këshillohet të konsumohen rreth shtatë deri në tetë gota ujë në ditë.

Këshilla e katërt e dermatologes është mos ushqyerja e tepërt me bulmet. Për shkak se qumështi përmban hormone dhe proteinat që gjenden në qumësht janë përgjegjëse për shkaktimin e akneve.

Këshilla e pestë është inkuadrimi i ushqimeve që përmbajnë probiotikë, sepse mikrobiomi i mirë i zorrëve ka të bëj me lëkurë të pastër. Probiotikët janë baktere të mira që ndodhen në ushqimet e fermentuara, si kefiri, jogurti e çaj kombucha, të cilat ndihmojnë zorrët të qëndrojnë të shëndetshme.

Këshilla e gjashtë është mënjanimi i disa ushqimeve që shkaktojnë akne si konsumimi i tepërt i çokollatës më qumësht, ushqimet djegëse, kafeja, si dhe ushqimet që përmbajnë shumë yndyra.

Këshilla e shtatë është konsumimi i ushqimit që ka indeks glikemik të ulët. Karbohidratet apo ushqime që kanë indeks glikemik të lartë, në të cilat përfshihen pijet me sheqer të shtuar, biskota e çokollata të ndryshme, rrisin nivelin e sheqerit në gjak, gjë që çon në rritje të prodhimit të insulinës në qelizat e lëkurës. Ushqimet që rekomandohet të konsumohen janë, drithërat e plota, fasulet e bizelet, si dhe perimet pa niseshte natyrale, të cilat ndihmojnë kundër formimit të akneve.

Këshilla e tetë është mënjanimi i ushqimeve të procesuara shumë herë, sepse përmbajnë shumë sheqer artificial, shtesa të tjera për zgjatjen e afatit të përdorimit, yndyra të përpunuara bimore, të cilat ndikojnë për të keq në lëkurë, sepse rrisin inflamacionin.

105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Maj, 2024 20:32
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?