Tetovë – Shkolla e Sellcës nuk do të jetë gati për në Shtator

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Korrik, 2025 15:53

Tetovë – Shkolla e Sellcës nuk do të jetë gati për në Shtator

Edhe pas shumë shkeljeve të afateve dhe premtimeve, shkolla fillore në fshatin Sellcë të Tetovës nuk do të jetë gati për këtë vit të ri shkollor 2025/26. Objekti i ri i shkollës pritet të jetë gati dhe të lëshohet në përdorim vitin e ardhshëm shkollor 2026/27, shkruan Portalb.mk. 

Sipas kreut të Komunës së Tetovës, Bilall Kasamit, punimet e fazës së parë pritet të përfundojnë deri në dhjetor 2025 me çka objekti do të bëhet funksional në pjesën e brendshme.

“Pastaj në fazën e dytë parashihet edhe rregullimi i pjesës së jashtme, duke nisur edhe nga fasada e jashtme dhe punimet e rregullimit të hapsirës së oborrit të shkollës e mur rrethues-mbrojtës dhe gjithçka që ka të bëjë me izolimin e jashtëm të shkollës nga pjesa tjetër e fshatit”, tha Kasami

Sipas planifikimeve shkolla nuk pritet të jetë gati për vitin e ardhshëm shkollor 2025/26, por për vitin shkollor 2026/2027. 

“Ne do të punojmë fuqishëm që gjithë punimet që kjo shkollëë të mund t’i pranojë nxënësit e parë të përmbyllen deri në fund të vitit të ardhshëm shkollor… Prioritet për ne do të jetë që ky objekt të jetë në disponim të nxënësve jo këtë vit, por vitin e ardhshëm”, tha Kasami

Drejtori i Shkollës Fillore “Rilindja” Muhamer Asani pret që punimet të përfundojnë në kohë.

“Në bazë të të dhënave që pamë këtu, besoj se faza e parë e objektit do të përfundojë në afatin e paraparë. Siç tha edhe kryetari, faza e dytë është krijimi i kushteve, faktikisht i mureve mbrojtëse dhe terreneve sportive”, tha Asanni. 

Ai tha se për 200 ka rënë numri i nxënësve dhe momentalisht kjo shkollë ka 387 nxënës.

Ndërtimi i Shkollës në Sellcë u votua në seancën qeveritare me 26 shtator 2023 ndërsa gur-themeli u hodh më 12 shkurt 2024 pas shumë zvarritjeve dhe shkeljeve të afateve. Ky objekt do të kushtojë rreth 100 milionë denarë. 

Banorët e Sellcës, objektin e ri të shkollës e presin me vite të tëra pasi nxënësit mësimin e ndjekin në kushte të vështira dhe në dy objekte, njëri është një barakë e ndërtuar rreth viteve të 60-ta ndërsa tjetri u fillua në vitin 2000, mirëpo objekti mbeti vetëm një konstruksion. 

275
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Korrik, 2025 15:53
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
275
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?