Reperi i njohur shqiptar Marin ka ndarë me ndjekësit lajmin tragjik të humbjes së djalit të tij të vogël. Në një postim emocional në Instagram Story, ai shprehu dhimbjen e thellë dhe zemërthyerjen për këtë ngjarje të papritur, që duhej të ishte një moment gëzimi për familjen.
“Kjo duhej të ishte një lajm i bukur shtatzënie, por fatkeqësisht nuk është. Të mërkurën në mëngjes humbëm djalin tonë të vogël. Disa njerëz vetëm ëndërrojnë engjëj, por ne patëm nderin të mbajmë një të tillë në krahët tanë. Jemi të shkatërruar dhe zemërthyer – askush nuk duhet të ndjejë këtë dhimbje,” – shkroi Marin.
Artisti falënderoi publikisht të gjithë për mbështetjen dhe dashurinë që ka marrë gjatë kësaj periudhe të vështirë, duke i dedikuar fjalë të ndjera bashkëshortes së tij, Alba:
“Derisa të shihemi sërish, engjëlli im, do të na mungosh çdo ditë. Për njeriun më të fortë dhe gruan më të mrekullueshme që ka ekzistuar ndonjëherë, Alba – ne nuk ndalemi kurrë, sepse jemi të bekuar nga Zoti.”
Lajmi ka prekur thellë fansat dhe komunitetin artistik, të cilët kanë shprehur ngushëllimet e tyre në rrjete sociale.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
22 Gusht, 2025 14:22
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes
Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali.
Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht.
Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve.
Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media.
Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media.
Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.