Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Shkupit mbrëmjen e 1 korrikut, kur një motoçikletë e tipit “Kawasaki” goditi për vdekje një këmbësor 68-vjeçar, në një vendkalim pranë rrugës “Leninova”. Sipas njoftimit zyrtar nga Ministria e Punëve të Brendshme, motoçiklisti u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes, duke lënë pas një skenë të rëndë.
Viktima, identifikuar si J.N. nga Shkupi, u dërgua në Kompleksin e klinikave “Nëna Terezë”, ku fatkeqësisht ndërroi jetë si pasojë e lëndimeve të marra. Ndërkohë, bashkudhëtari në motoçikletë, H.I. (26), ka pësuar lëndime të lehta dhe është trajtuar në spitalin “Shën Naum i Ohrit”.
Policia e Shkupit ka kryer ekspertizën në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa kërkimet për identifikimin dhe kapjen e motoçiklistit janë në vazhdim.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
2 Korrik, 2025 16:58
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.