Valbona Adili Emini: Ndryshimi i Ligjit për Shtatzëni të Asistuar është një hap për jetën

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Korrik, 2025 14:06

Valbona Adili Emini: Ndryshimi i Ligjit për Shtatzëni të Asistuar është një hap për jetën

Qeveria VLEN ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm në drejtim të përmirësimit të qasjes në shëndetësi riprodhuese, përmes ndryshimit të Ligjit për Shtatzëni të Asistuar Biomjekësore, që u mundësua falë amendimeve në Ligjin për Sigurim Shëndetësor. Lajmi është bërë i ditur nga Valbona Adili Emini, e cila e cilësoi këtë si një prej nismave më njerëzore dhe domethënëse të qeverisjes aktuale.

“Në themel të çdo vendimmarrjeje me vlerë duhet të qëndrojë njeriu, me dinjitetin, shpresën dhe të drejtën e tij për jetë të plotë,” tha Adili Emini. “Ndër të gjitha dhimbjet që mund të përjetojë një familje, ajo e pamundësisë për të sjellë në jetë një fëmijë është ndër më të thellat. Dhe detyra jonë, si përfaqësues të popullit, është që të ndërtojmë politika që jo vetëm dëgjojnë këtë dhimbje, por i përgjigjen me zgjidhje konkrete.”

Ligji i ri zgjeron ndjeshëm të drejtat dhe mundësitë për çiftet që përballen me infertilitet. Në ndryshim nga e kaluara, tani qytetarët e siguruar do të kenë të drejtë për deri në gjashtë përpjekje për fekondim in vitro, përkundër tri përpjekjeve të mëparshme.

“Kjo është më shumë se një ndryshim teknik,” theksoi ajo, “është një hap i madh drejt drejtësisë shëndetësore, barazisë në trajtim dhe përkujdesjes së mirëfilltë për qytetarin.”

Ligji përfshin dy forma të procedurës:

  • Fekondim autolog, ku përdoren qelizat riprodhuese të çiftit, duke ruajtur lidhjen gjenetike me prindërit biologjikë.
  • Fekondim alogjenik, për rastet kur përdoren qeliza nga donatorë të jashtëm, nëse çifti nuk mund të prodhojë qeliza të shëndetshme.

Valbona Adili Emini vuri në dukje edhe faktin se ky ligj i ri është një nga më përparimtarët në rajon:

“Nuk vendos kufizime në moshë, nuk kufizon numrin e fëmijëve që mund të lindin nga kjo procedurë. Pra, vendi ynë tashmë ofron një nga modelet më gjithëpërfshirëse për çiftet që përballen me sfida të infertilitetit.”

Në përmbyllje, Adili Emini theksoi filozofinë udhëheqëse të VLEN-it në këtë reformë:

“Ky nuk është vetëm një ligj, por një angazhim i sinqertë i VLEN-it për të qenë pranë qytetarëve, aty ku politika ka kuptim: në jetën reale, në ëndrrat e prindërve të ardhshëm, në të ardhmen që dëshirojmë ta ndërtojmë së bashku.”

“Qeverisja jonë është qeverisje me fytyrë njerëzore. Ne nuk bëjmë dallime, nuk vëmë barriera, nuk shpërndajmë premtime boshe – ne krijojmë mundësi. Ky është një hap për jetën. Ky është VLEN për njeriun,” përfundoi ajo. Flaka

267
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Korrik, 2025 14:06
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
267
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?