Valdet Xhaferi: Arsimi është rruga drejt një të ardhme më të ndritur

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Shtator, 2025 14:39

Valdet Xhaferi: Arsimi është rruga drejt një të ardhme më të ndritur

Kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, Valdet Xhaferi, ka uruar nxënësit, mësuesit dhe prindërit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

“Sot, me mijëra fëmijë në Gostivar do të hedhin hapat e parë në udhëtimin e bukur të shkollimit. Me buzëqeshje, kureshtje dhe emocion, ata hyjnë nëpër klasat që do t’ua ndriçojnë mendjen dhe të ardhmen,” theksoi Xhaferi.

Xhaferi potencoi se arsimi është shumë më tepër sesa nxënia e mësimeve nga librat.

“Arsimi është rruga që na bën më të mençur, më të ditur dhe njerëz më të mirë. Ai na mëson respektin, disiplinën dhe vlerat që na udhëheqin në jetë,” u shpreh ai.

Një gjeneratë e arsimuar mirë, shtoi Xhaferi,do të thotë “një komunitet më i fortë, një e ardhme më e ndritur dhe një shoqëri e ndërtuar mbi dije dhe mirëkuptim.”

Në mesazhin e tij, Xhaferi nënvizoi edhe rëndësinë e arsimit në epokën moderne.
“Në një botë që zhvillohet më shpejt se kurrë, arsimi është mjeti më i fuqishëm që kemi. Ai hap dyer mundësish, nxit inovacionin dhe na përgatit për sfidat e së nesërmes,” tha ai.

Në fund, ai i inkurajoi fëmijët të ëndërrojnë dhe të mos ndalen kurrë së mësuari:
“Le të inkurajojmë çdo fëmije të ëndërrojë pa kufi, të punojë fort dhe të mos ndalojë kurrë së mësuari. Sepse me arsim, çdo ëndërr bëhet e mundur.” Flaka

261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Shtator, 2025 14:39
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?