Kryetari i degës së BDI-së në Gostivar dhe drejtues i Institutit “Abdylhaqim Ademi”, Valdet Xhaferi, ka reaguar pas presioneve ndaj portalit “Tetova Sot”, duke theksuar se fjala e lirë është themeli i çdo demokracie.
“Media e lirë është zemra e demokracisë! Presionet ndaj Tetova Sot nuk janë vetëm sulm ndaj një portali, por ndaj të drejtës së qytetarëve për t’u informuar pa frikë”, ka deklaruar Xhaferi.
Ai shtoi se qëndron fuqishëm pranë gazetarëve dhe stafit të portalit, duke theksuar se “fjala e lirë nuk shantazhohet, nuk shuhet dhe nuk dorëzohet”.
“Sulmi mbi një medium të lirë është sulm mbi demokracinë tonë dhe mbi secilin prej nesh”, tha në fund Xhaferi.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
20 Gusht, 2025 18:49
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes
Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali.
Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht.
Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve.
Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media.
Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media.
Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.