Vazhdojnë largimet nga VLEN: Zhgënjim dhe kalime drejt opozitës

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Gusht, 2025 20:59

Vazhdojnë largimet nga VLEN: Zhgënjim dhe kalime drejt opozitës

VLEN sot u përball me zhvillime të rëndësishme që tregojnë tensione brenda koalicionit.

Në Tearcë, Muhamer Isaku, kryetar i nëndegës së Lëvizjes BESA, pjesë e VLEN-it, i është bashkuar Aleancës për Shqiptarët dhe koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim, duke shpallur përkrahjen për kandidaturën e Nazim Taipit për kryetar të Komunës. Lajmin e bëri të ditur vetë Taipi:

“Vizioni ynë për Komunën e Tearcës forcohet edhe më shumë me bashkimin Muhamer Isaku, i cili ka ushtruar pozitën e Kryetarit të Nëndegës së Lëvizjes BESA në Tearcë.”

Nga ana e tij, Isaku dhe strukturat lokale të BESËS theksuan:

“Nazim Taipi është një menaxher i dëshmuar në shumë sfera të shoqërisë dhe kandidati më i duhur për të parin e Tearcës.”

Në të njëjtën ditë, një tjetër largim erdhi nga Çairi. Fitore Qerezi, një nga themelueset e VLEN-it, shpalli dorëheqjen nga të gjitha pozitat partiake, duke shprehur zhgënjim të thellë nga mungesa e përkrahjes brenda partisë:

“Pas një reflektimi të gjatë, ju njoftoj se kam vendosur të jap dorëheqje nga të gjitha pozitat partiake nga partia që edhe vet isha themeluese! Te VLEN nuk kishte vend për mua, andaj distancohem nga çdo aktivitet politik,” shkroi Qerezi.

Ajo theksoi se vendimi lidhet me qëndrimin e kolegeve të kryesisë së Forumit të Gruas:

“Revoltën time e ndaj për mungesën e përkrahjes dhe mbështetjes nga anëtaret e kryesisë së FG-së, të cilat kanë qenë të njoftuara për padrejtësitë që i ka përjetuar një anëtare e tyre e përkushtuar dhe e zellshme.”

Në fund, Qerezi uroi sukses për ish-bashkëpunëtoret e saj:

“Nga sot, ju uroj shumë suksese në rrugëtimin tuaj dhe nuk ua dëshiroj asnjërës nga ju zhgënjimin e thellë që unë kam përjetuar.”

Këto zhvillime theksojnë tensionet e brendshme brenda VLEN-it dhe tregojnë dobësitë e kohezionit të koalicionit në prag të garave lokale. Flaka Media

72
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Gusht, 2025 20:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
72
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?