ASH e udhëhequr nga Ziadin Sela përmes nje komunikate për media ka adresuar kritika ndaj VMRO-DPMNE-së. Kjo parti sipas ASH-së për një vit po rikthen të gjitha projektet nacionaliste dhe diskriminuese kundër shqiptarëev dhe kjo ndodh me miratimin e heshtur të VLEN-it.
“Vendimi i fundit për “revitalizimin” e dy muzeve në Kalanë e Shkupit nuk është asgjë tjetër, vetëm se vazhdim i projektit famëkeq për ndërtimin e muzeve për falsifikimin e historisë dhe të vërtetës për Kalanë.
I dijmë qëllimet e kësaj qeverie monoetnike, e kësaj udhëheqësie të VMRO-së e cila është vetëm vazhdimësi e Gruevskizmit, që tani po lehtësohet e mbështetet edhe nga vasalët shqiptarë në Qeveri. Kjo dëshmohet edhe me vetë faktin se asnjëra nga partitë shqiptare në Qeveri, as zëvendës ministri i kulturës nga radhët e tyre, nuk kanë reaguar dhe as i pyet dikush për atë që po përgaditet të ndodh në Kalanë e Shkupit.
Tendecat e këtilla kalojnë çdo kufi të tolerancës, prekin rëndë ndjenjat kombëtare të shqiptarëve si dhe historinë tonë shekullore. Kujtojmë se një projekt i tillë që në fillim pati nxitur tensione ndëretnike me pasoja afatgjate, andaj i bëjmë thirje Qeverisë që të heq dorë nga këto plane ogurzeza për të ardhmen e vendit dhe kohezionin ndëretnik.”, ka reaguar ASH – Sela. Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
26 Korrik, 2025 21:36
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes
Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali.
Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht.
Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve.
Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media.
Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media.
Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.