Pas tentativës për presion ndaj gazetarit Nevrij Ademi nga portali Tetova Sot, figura të njohura publike kanë reaguar ashpër, duke mbrojtur lirinë e fjalës dhe punën profesionale të mediave.
Bajram Rexhepi theksoi:
“Presioni policor ndaj gazetarit Nevrij Ademi, është një akt i turpshëm dhe skandaloz ndaj fjalës së lirë. Është një akt dëshpërimi i njerëzve, që dinjitetin politik e kanë në nivelet më të ulëta të mundshme. Është fundi i një epoke turpi, që po na njollos keq si komb.”
Ndërsa Jeton Shaqiri deklaroi:
“Fjala e lirë nuk ndalet me presion e as me frikë. Çdo tentim për të mbytur zërin e mediumeve është shenjë e mendësisë diktatoriale dhe dëshmi e mungesës së guximit për transparencë. Sot jemi të gjithë me Nevrij Ademi dhe Tetova Sot – sepse kur sulmohet fjala e lirë, preket e drejta e secilit prej nesh. Mbështetje e plotë për mediumet dhe gazetarët që nuk heshtin!”
Po ashtu, Isen Shabani shtoi:
“Gazetarët janë një urë e rëndësishme mes qytetarëve dhe institucioneve. Portali Tetova Sot është shembull i punës profesionale dhe të përgjegjshme, duke informuar opinionin publik me saktësi dhe transparencë. Respekti për median dhe fjalën e lirë është themel i demokracisë sonë.”
Këto reagime vijnë në një moment kritik për lirinë e medias në Tetovë dhe shërbejnë si mbështetje publike për gazetarët që veprojnë pa frikë dhe me përgjegjësi profesionale. Flaka Media
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
21 Gusht, 2025 11:18
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes
Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali.
Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht.
Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve.
Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media.
Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media.
Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.