Vinícius Júnior rrezikon të mungojë në përballjen ndaj Barcelonës në “El Clásico”, pasi raporti i gjyqtarit pas përjashtimit të tij në ndeshjen kundër Villarrealit mund të ndikojë në ashpërsinë e dënimit.
Sipas raportimeve të mediave spanjolle, përfshirë COPE dhe MARCA, gjyqtari ka përshkruar sjelljen e brazilianit pas kartonit të kuq si “agresive”. Në raport thuhet se Vinícius vazhdoi të protestonte me zë të lartë dhe u desh ndërhyrja e bashkëlojtarëve për ta qetësuar.
Sulmuesi i Real Madridit u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje ndaj kundërshtarit Nathan Saliba, duke i tërhequr flokët. Sipas raportimeve, ai mund të dënohet me dy deri në tri ndeshje, çka do ta linte në rrezik pjesëmarrjen në duelin ndaj Barcelonës, të planifikuar për 25 tetor.
Megjithatë, vendimi përfundimtar për numrin e ndeshjeve të pezullimit ende nuk është marrë.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
11 Tetor, 2026 20:06
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.