VLEN: 2 Maji datë historike, shpallja e Zonës së lirë na përkujton sakrificiën për barazi e drejtës

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Maj, 2025 09:43

VLEN: 2 Maji datë historike, shpallja e Zonës së lirë na përkujton sakrificiën për barazi e drejtës

Çdo vit, më 2 Maj, banorët e fshatit Sllupçan dhe më gjerë përkujtojnë një nga datat më të rëndësishme në historinë e re të kësaj zone, ditën kur kjo zonë u shpallë e lirë pas konfliktit të armatosur të vitit 2001.

Kjo datë përfaqëson jo vetëm fundin e një periudhe të vështirë për qytetarët, por edhe fillimin e një kapitulli të ri, të mbushur me shpresë, angazhim për paqe dhe përpjekje për zhvillim të qëndrueshëm. 

Pas muajsh tensioni dhe sakrifice, 2 Maji u bë simbol i qëndresës dhe vendosmërisë për të jetuar me dinjitet në tokën e vet për secilin banor pa kurrfarë dallimi në përkatësi etnike apo fetare. Në këtë ditë, organizohen aktivitete përkujtimore, tubime popullore dhe homazhe për të nderuar ata që sakrifikuan për lirinë dhe të ardhmen e këtij vendi. Për shumëkënd, 2 Maji nuk është vetëm një ngjarje historike, por një moment reflektimi dhe bashkimi.

Data 2 Maj është më shumë se një përvjetor, është një amanet. Është dita që i rikujton brezave të rinj për gjakun e derdhur, për nënat që dhanë djemt e tyre për barazi e drejtësi, për dëshmorët që lanë pas emrin e tyre të shkruar në pllakatat e përjetësisë. 

Sot, është një ditë kur dhembja kthehet në forcë, dhe kujtimi në angazhim për të mos harruar kurrë. Kjo zonë mbetet vendi ku historia flet, dhe ku 2 Maji vazhdon të jetë një datë e rëndësishme për gjithë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, si dhe për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. 

Si VLEN në angazhimin tonë udhëhiqemi nga dy parime drejtësi dhe barazi për të gjithë!

290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Maj, 2025 09:43
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?