VLEN: Atë që e shkatërroi BDI, ne do ta ndreqim!

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Gusht, 2025 22:04

VLEN: Atë që e shkatërroi BDI, ne do ta ndreqim!

Arber Ademi dhe BDI sot mbajnë konferenca për shtyp dhe flasin për padrejtësitë në regjistrim dhe për përjashtimin e shqiptarëve nga përfaqësimi i drejtë, të cilat pikërisht ata, nga BDI-ja, i planifikuan, i votuan dhe i zbatuan.

E vërteta është një: pikërisht ata nga BDI e përgatitën dhe e votuan këtë regjistrim, pikërisht ata e shkaktuan dëmin që sot e ndjejnë të gjithë shqiptarët.

BDI e përgatiti Ligjin për regjistrim. Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, ministri i Financave Fatmir Besimi dhe e gjithë struktura qeveritare e BDI-së ishin ata që e hartuan dhe e propozuan Ligjin.

Arber Ademi dhe deputetët e BDI-së e votuan Ligjin, ndërsa sot po i njëjti njeri që votoi për ligjin del dhe flet kundër pasojave të tij.

BDI futi anomalitë më të mëdha në regjistrim me rubrika që nuk ekzistojnë askund në botë. Në vend të një regjistrimi të qartë dhe të drejtë, ata mundësuan që bashkëqytetarët tanë të trajtohen si “të huaj” në shtetin e tyre.

BDI me vetëdije e sakatoi statistiken dhe pikërisht për shkak të kompromiseve të tyre, shqiptarët sot, në vend se të figurojnë 29,5%, paraqiten si 24,3%.

Përgjegjësia është e qartë, sepse askush tjetër, përveç BDI-së, nuk ka faj për këtë gjendje. Dhjetëra paralajmërime nga ekspertë dhe organizata qytetare u injoruan, vetëm që të plotësohen interesat personale dhe partiake të udhëheqjes së Ali Ahmetit.

BDI u mor me biznese dhe nuk u interesua për interesat e shqiptarëve.

Prandaj, VLEN pyet:
A e kupton Arber Ademi vetëm tani çfarë dëmi u shkaktuan shqiptarëve?
A do ta pranojnë më në fund Bujar Osmani, Ali Ahmeti dhe Arber Ademi se mashtruan diasporën dhe shqiptarët jorezidentë?
A do të marrë përgjegjësi Ali Ahmeti dhe BDI për këtë mashtrim historik?

VLEN do të vazhdojë ta mbrojë të vërtetën dhe përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve. Ne nuk do të lejojmë që numri dhe dinjiteti i tyre të falsifikohen. Ajo që e shkatërroi BDI, VLEN do ta ndreqë, përfundon kumtesa. Flaka Media

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Gusht, 2025 22:04
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?