VLEN: “BDI është parti themeluese e botës serbe në Maqedoni”

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Gusht, 2025 15:36

VLEN: “BDI është parti themeluese e botës serbe në Maqedoni”

BDI, Bujar Osmani, Artan Grubi dhe Ali Ahmeti mendojnë se shpejt do ta largojnë “mizën nga kapela”, por në fakt u zbuluan vetë.

BDI është parti themeluese e botës serbe në Maqedoni.
Kujtojmë:
Hyrja e MTEL në Maqedoni është në korrik të vitit 2021 – pikërisht kur BDI ishte në pushtet, Bujar Osmani ishte ministër i Punëve të Jashtme, dhe për më tepër, ministrat e ekonomisë dhe financave ishin po ashtu kuadro të BDI-së, të propozuar nga Ali Ahmeti.

Pa pëlqimin politik të Qeverisë ku merrte pjesë BDI dhe pa veprimet e ministrave të BDI-së, MTEL nuk do të merrte licencë dhe nuk do të hynte në tregun e Maqedonisë.

Gjithashtu, Qeveria në të cilën merrte pjesë BDI, ajo e Bujarit dhe Artanit, mori disa vendime për të lejuar hyrjen e kapitalit nga nëntoka serbe dhe malazeze në biznesin e kazinove. Nga tre licenca, dy i morën kompani të dyshimta biznesi nga Serbia dhe Mali i Zi.

Sot BDI dhe Bujar Osmani sillen si të shqetësuar për hyrjen e kapitalit serb, ndërkohë që qeveria e tyre e hapi tregun dhe dha dritë jeshile.

Fakti që BDI është në listën e zezë është vetëm pasojë e shumë informacioneve për hyrjen e bizneseve dhe kapitalit të dyshimtë serb në Maqedoni, gjatë kohës së qeverisjes së BDI-së.

BDI është parti themeluese e botës serbe në Maqedoni.

Duke pasur parasysh këtë, kërkojmë nga BDI dhe Bujar Osmani të përgjigjen publikisht:
A është, sipas informatave tona, hyrja e paralajmëruar e “Alta Bankës” rezultat i shumë takimeve që ai dhe Ali Ahmeti kanë pasur me presidentin Vuçiç dhe me funksionarë të tjerë serbë?
A ekzistojnë procesverbale dhe marrëveshje nga ato takime – dhe nëse po, pse nuk janë publikuar?
A e kujtojnë se nga të gjitha këto takime, zyrtare dhe jozyrtare, ka dhe ekzistojnë fotografi?
Opinioni meriton një politikë konsistente dhe transparencë të plotë, e jo përplasje të përditshme dhe hedhje fajesh. Nëse BDI dhe Bujar Osmani janë të sinqertë, le t’i publikojnë të gjitha dokumentet dhe le të shpjegojnë pse në vitin 2021 qeveria e tyre mbështeti hyrjen e MTEL?

264
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Gusht, 2025 15:36
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
264
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?