VLEN: BDI, Levica dhe Arsovska po inskenojnë destabilizim ndëretnik për interesa politike

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Korrik, 2025 16:34

VLEN: BDI, Levica dhe Arsovska po inskenojnë destabilizim ndëretnik për interesa politike

VLEN shpreh shqetësimin e thellë për përpjekjet e koordinuara që po bëhen ditëve të fundit për të krijuar tensione ndëretnike të fabrikuara, me qëllim të zhvendosjes së vëmendjes së opinionit nga dështimet dhe korrupsioni politik i partive që tanimë janë në opozitë.
Rasti i djeshëm me kryetaren e Shkupit, Danella Arsovska, përskaj dënimit të menjëhershëm të rastit nga ana  jonë, vlersojmë se është  një shembull i inskenimit të tensioneve ndëretnike, me retorikë për të krijuar përplasje artificiale në mes komuniteteve.
Po ashtu, incidenti fizik mes disa të rinjve në Tetovë, i përdorur nga portale të afërta me BDI-në dhe Levicën, është fryrë me qëllim për të nxitur përçarje dhe frikë..
Dhe ndërkohë që qytetarët kërkojnë stabilitet, në një fotografi që qarkullon në opinion, shihet deputeti i BDI-së, Musa Xhaferi, ulur në tavolinë me deputetin e Levicës,  përfaqësues i partisë më antishqiptare, pro-ruse dhe destabilizuese në vend.
Çfarë planesh janë diskutuar aty? Kush e ka urdhëruar atë takim dhe me çfarë qëllimi?
E gjithë kjo vjen në një klimë ku një zyrtar i BDI-së në komunën e Shuto Orizares  është nën hetim për zjarrvënie të qëllimshme ku në shtëpinë e tij janë gjetur lëndë djegëse dhe dëshmi të rënda që ngrejnë dyshime serioze për akte sabotuese me pasoja të rënda për banorët.
Të gjitha këto ngjarje nuk janë të izoluara, ato janë pjesë e një strategjie të rrezikshme të BDI-së, në bashkëpunim të heshtur me Levicën dhe Danella Arsovskën, për të provokuar kaos, për të rikthyer frikën dhe për të prodhuar alibi politike.
Këto janë lojëra të rrezikshme që potencialisht mund të cenojnë stabilitetin ndëretnik, që kërcënojnë bashkëjetesën dhe stabilitetin e vendit!
VLEN bën thirrje faktorit ndërkombëtar, ambasadave dhe organizatave ndërkombëtare, që ta ndjekin me vëmendje këtë strategji të qëllimshëm dhe të dëmshme, të hetojnë secilin rast dhe të ndalojnë që kriminelët dhe nxitësit e urrejtjes të fshihen pas flamujve politikë.
Ne nuk do të lejojmë që interesat kriminale të BDI-së t’i përdorin shqiptarët si mburojë për të shpëtuar karrierat dhe korrupsionin e tyre.
VLEN do të qëndrojë përherë në krah të qytetarëve, të drejtës dhe të stabilitetit!

272
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Korrik, 2025 16:34
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
272
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?