VLEN: BDI mbron drejtësinë e kapur dhe prokurorinë e komprometuar

Flaka
Botuar nga Flaka 31 Korrik, 2025 12:20

VLEN: BDI mbron drejtësinë e kapur dhe prokurorinë e komprometuar

VLEN shpreh indinjatën më të thellë dhe denoncon publikisht sjelljen e BDI-së në Parlament, e cila dje, para gjithë opinionit, refuzoi të mbështesë interpelancën për shkarkimin e Prokurorit Publik,  Lupço Kocevski, simbolit të kapjes dhe mosbesimit qytetar ndaj drejtësisë në vend.

Në një kohë kur sipas të gjitha matjeve të besueshmërisë, sistemi i drejtësisë gëzon vetëm 2% besim nga qytetarët, BDI zgjodhi të heshtë dhe të mbrojë këtë gjendje të mjerë, duke konfirmuar edhe një herë se është pjesë e problemit, jo zgjidhjes.

Kujtojmë se Prokurori Kocevski u emërua me pëlqimin dhe votat e BDI-së, që për vite me radhë ka ndërtuar dhe mbështetur një sistem të drejtësisë të kontrolluar politikisht. Përmes ndikimeve të saj, BDI ka pozicionuar njerëzit e vet në Gjykatën Kushtetuese dhe në poste kyçe të sistemit gjyqësor dhe prokurorial, duke instaluar një rrjet mbrojtës për korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Refuzimi i sotëm për të ndëshkuar drejtësinë e kapur nuk është rastësi. Është vazhdimësi e një strategjie të menduar për të ruajtur imunitetin e të korruptuarve, për të heshtur kallëzimet penale dhe për të siguruar pandëshkueshmëri për klanet politike që e kanë dëmtuar vendin.

VLEN e bën të qartë: Koha e heshtjes ka përfunduar. Qytetarët kërkojnë drejtësi reale, jo drejtësi të porositur. Kërkojnë një sistem që mbron të ndershmin, jo kriminelin me lidhje politike. Ne jemi të vendosur që drejtësinë ta çlirojmë nga duart e politikës dhe ta rikthejmë tek qytetarët.

Po vjen koha e përgjegjësisë. Po vjen koha e drejtësisë. Po vjen koha e VLEN.

265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 31 Korrik, 2025 12:20
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?