VLEN: BDI me fjalë shqip, e me veprime kundër shqipes

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Qershor, 2025 15:34

VLEN: BDI me fjalë shqip, e me veprime kundër shqipes

Për dy dekada rresht, Bashkimi Demokratik për Integrim ka mbajtur gjuhën shqipe në majë të gjuhës… por kurrë në zemër e aq më pak në zbatim! Përdorimi i shqipes nga kjo parti ka qenë veçse një slogan zgjedhor, një flamur i valëvitur për të marrë vota, por i shkelur në heshtje sapo mbylleshin kutitë e votimit.

Faktet flasin vetë: Sipas Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, nga 50 raste të dërguara për ndjekje gjyqësore për mosrespektim të shqipes, 13 janë kundër funksionarëve shqiptarë, shumica dërrmuese prej BDI-së! Dhe kush është personi i parë i paditur më 2 janar 2024? Askush tjetër përveç ish-ministrit të Arsimit, Jeton Shaqiri, kuadër i BDI-së! Ironi tragjike për një parti që shtiret si mbrojtëse e arsimit dhe e gjuhës amtare.

Lista turpëruese vazhdon: Naser Ziberi, dikur kandidat për kryeministër shqiptar, sot Avokat i Popullit, edhe ai nën padi për mosrespektim të ligjit për përdorimin e shqipes! E njëjta shkelje nga emra të tjerë të njohur të BDI-së dhe Frontit Evropian si: Faton Ahmeti, Bekim Maksuti, Musa Ziberi, Driton Nebiu e të tjerë. Këta janë “mbrojtësit” e shqipes?!

E për të mbyllur rrethin e hipokrizisë, kujtojmë rastin e gjykatëses Vesna Dameva, që nuk e zbatonte gjuhën shqipe në Gjykatën Kushtetuese, edhe pse ishte emëruar pikërisht nga BDI-ja. Si guxon BDI të heshtë përballë një abuzimi kaq flagrant? Ku është ajo retorikë boshe për “barazi gjuhësore”? Apo shqipja për ta vlen vetëm në fjalime, jo në vendime?

Edhe aleatja e tyre politike, Danella Arsovska, është nën hetim për mosrespektim të ligjit për gjuhët, por sërish, asnjë reagim nga BDI. Heshtje e turpshme!

VLEN, ndryshe nga BDI, nuk bën teatër me gjuhën shqipe. Që prej ditës së parë në qeveri, VLEN ka ndërmarrë hapa të qarta dhe konkrete për ta bërë barazinë gjuhësore realitet. Pa kompromis, pa justifikime. Gjuha shqipe, me VLEN-in, po rikthehet në vendin që e meriton, në çdo zyrë shtetërore, në çdo dokument zyrtar, në çdo vendim administrativ. Kjo është barazi reale, jo fjalë të bukura për reklamë politike. Koha e mashtrimeve ka mbaruar. VLEN nuk premton kot. VLEN vepron! VLEN nuk përdor shqipen si dekor. VLEN e mbron me dinjitet!

278
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Qershor, 2025 15:34
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
278
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?