VLEN: BDI sot dëshmoi se ka gënjyer për një vjet rresht

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Korrik, 2025 12:30

VLEN: BDI sot dëshmoi se ka gënjyer për një vjet rresht

VLEN kujdeset për vendet e punës dhe avancimin e shqiptarëve në administratë.
Për 20 vjet, PARTIA E LISTAVE TË ZEZA (BDI) i mbajti shqiptarët në fund të shkallës në administratën shtetërore dhe i përdori vetëm si makineri votimi. Sot, kur Qeveria më në fund po hap mundësi edhe për shqiptarët që të punësohen dhe të avancojnë, pikërisht BDI është e para që ngre panik.

BDI-së nuk i pengon punësimet në administratë por i pengon punësimi i shqiptarëve. I pengon sepse po u bien poshtë të gjitha trillimet dhe gënjeshtrat kundër VLEN-it.

E njëjta parti që i mbante shqiptarët në pozitat më të ulëta të punës, sot sillet sikur shqetësohet për sistemin, vetëm sepse më në fund po hapen konkurse edhe për të rinjtë shqiptarë.

Pushtetin e vet e ndërtuan duke sakrifikuar interesin kombëtar shqiptar. Për një kolltuk më shumë, BDI pranonte politika që e çonin prapa komunat, shkollat dhe spitalet tona.

Nuk duan që asnjë shqiptar  t’i zgjidhë problemet ekzistenciale që vetë i shkaktuan. Varfëria, shpërngulja dhe mungesa e perspektivës janë trashëgimi e qeverisjes së BDI-së. Sot, kur VLEN sjell programe konkrete për avancim dhe vende të reja pune, BDI do të ndalte gjithçka, vetëm për t’u kthyer edhe njëherë në Qeveri.

Deri dje thoshin se shqiptarët janë të margjinalizuar në administratë kurse sot qajnë sepse shqiptarët më në fund po konkurrojnë për ato vende pune.

Koha është e shkurtër, dhe humbja për grumbullin e politikanëve të vjetër rreth BDI-së është e pashmangshme.

Të gjithë bashkë, si një tufë, do ta ndiejnë zemërimin e një populli që për 20 vite e mbajtën pa të drejta dhe në varfëri, ndërsa vetë u pasuruan.

VLEN mbetet e vendosur: çdo qytetarë shqiptar i aftë do të ketë mundësinë e vet, ndërsa klientelizmi dhe standardet e dyfishta përfundojnë këtu.

51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Korrik, 2025 12:30
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë