Koalicioni VLEN ka bërë të ditur kandidaturën e Azir Aliut për postin e Ministrit të Shëndetësisë, transmeton Flaka. Në një njoftim për opinionin publik, VLEN thekson se Aliu është një profesionist i dëshmuar dhe vizionar në fushën e teknologjisë dhe organizimit të shërbimeve moderne shëndetësore.
Sipas njoftimit, prioriteti kryesor i Azir Aliut si ministër do të jetë digjitalizimi i plotë i sistemit shëndetësor, duke garantuar transparencë, efikasitet dhe qasje të barabartë për të gjithë qytetarët.
“Tani është koha për një shëndetësi moderne, efikase dhe të digjitalizuar, dhe me këtë ekip, kjo do të realizohet,” thuhet në deklaratën e VLEN-it.
Po ashtu, në njoftim theksohet se Aleanca për Shqiptarët mbetet pjesë e koalicionit VLEN dhe bashkëpunimi brenda tij është “më i fortë, më i qëndrueshëm dhe më i qartë se kurrë më parë”.
Ky vendim, sipas VLEN-it, përfaqëson një hap konkret drejt reformave të thella dhe krijimit të një sistemi shëndetësor në shërbim të pacientit dhe qytetarit. Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
29 Maj, 2025 12:10
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.