VLEN: Dorëheqja e deputetit Salim Sulejmani e lë Taravarin të vetmuar në prehrin e Ahmetit

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Maj, 2025 08:28

VLEN: Dorëheqja e deputetit Salim Sulejmani e lë Taravarin të vetmuar në prehrin e Ahmetit

Veprimi i Arben Taravarit nuk po gjykohet e dënohet vetëm nga subjekti VLEN, si ish partner koalicioni me të, por edhe nga njerëzit e tij më të afërt. Çdo ditë e më shumë po shtohet numri i të dëshpëruarve për vendimin skandaloz të Taravarit që të shkojë në prehrin e Ahmetit. Dorëheqja e deputetit Salim Sulejmani është dëshmia më e mirë se shqiptarët nuk blihen e as nuk shiten për pozita. Ky është akti më i lartë moral që meriton çdo respekt, reaguan nga VLEN

Kumtesa:

Sikurse deputeti Sulejmani janë të mendimit pjesa dërrmuese e strukturës së Aleancës për Shqiptarët dhe dorëheqjet kanë filluar të shfaqen në mënyrë masive, kjo sepse votuesi i ASH-së nuk e gëlltit vajtjen në prehrin e Ali Ahmetit vetëm për shkak të pazareve të Taravarit. 

Ish partneri ynë i koalicionit e vulosi edhe njëherë se nuk e ka idenë e udhëheqjes ose menaxhimit të partisë. Ai për më pak se dy vite e dëmtoi aq shumë këtë subjekt, sa nuk ka dëmtuar asnjë parti oponente.  Tani, kur dorëheqjet janë të njëpasnjëshme, duket qartë që Taravari do të përfundojë i vetëm në prehrin e Ali Ahmetit. 

Ne si VLEN, që nga fillimi kemi qenë të mendimit se në ASH ka njerëz të ndershëm e me përgjegjësi morale para elektoratit dhe këto pohime tona i vulosi sot deputeti Sulejmani, si edhe një varg funksionarësh të tjerë, aktivistë e votues, të cilët assesi nuk rreshtohen me të keqen. 

Qytetari shqiptar, qoftë funksionar, aktivist ose votues, nuk është mjet në duart e Taravarit që të shfrytëzohen për pazare të ulëta. 

Ditë të mira po vijnë për shqiptarët. Tërmeti politik do të ndodhë, madje do të jetë aq i fortë, saqë do të dridhen edhe Ahmeti e Taravari. 

VLEN i uron Arben Taravarit dhe Ali Ahmetit koalicionim të suksesshëm, ndërsa populli tashmë është rreshtuar në anën e duhur, në anën tonë, sepse ne jemi këtu për t’i shërbyer popullit. Liderët tenderistë do të përfundojnë në histori!

293
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Maj, 2025 08:28
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
293
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?