VLEN: Fshirja e mërgatës nga regjistrimi është tradhti e rëndë, BDI nuk mund të fshihet pas heshtjes

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Qershor, 2025 12:32

VLEN: Fshirja e mërgatës nga regjistrimi është tradhti e rëndë, BDI nuk mund të fshihet pas heshtjes

Për më shumë se 20 vite në pushtet, BDI me politikat e saja destruktive nuk solli zhvillim, por boshatisje. Jo vetëm që i shtyu qindra mijëra shqiptarë drejt mërgimit, por me regjistrimin e popullsisë në vitin 2021, i fshiu edhe ata që mbetën. Regjistrimi u kthye në mjet për të minuar realitetin e shqiptarëve në vend, ndërsa drejtuesit e BDI-së zgjodhën të heshtin, si gjithmonë, përballë një krimi të ri politik.

Por heshtja nuk mjafton për të ikur nga përgjegjësia. Populli shqiptar pret përgjigje: pse u pranua që mërgata shqiptare të trajtohet si “jorezidente”, kur ajo mban gjallë ekonominë dhe mbështet familjet me sakrificë të përditshme?

Ashtu siç premtuam, koalicioni VLEN çdo ditë do ta zbardhë të vërtetën e dhimbshme të një procesi që duhej të ishte pasqyrë e realitetit, ndërsa u shndërrua në një mashtrim dhe tradhëti poshtëruese e BDI-së ndaj shqiptarëve.

Shembujt e rradhës së manipulimit janë të qarta dhe të dokumentuara, e sidomos në rrethin e Strugës:
Në fshatin Ladorisht, janë regjistruar vetëm 1.344 banorë mbi 18 vjeç, ndërsa në zgjedhjet e vitit 2024 kanë votuar 2.397 qytetarë, apo mbi 1.000 më shumë.
Në Veleshtë, janë regjistruar 2.196 banorë, por votuan 2.377, apo rreth 200 më shumë.
Në Livadhi, sërish rezulton më shumë votues sesa banorë të regjistruar.

A me këso veprime synuat zbehjen e prezencës shqiptare në vend?

Tani shtrohen pyetjet tjera që BDI nuk guxon t’i shmanget assesi:
Pse u nënshkrua një metodologji që ul numrin e shqiptarëve në vend?
Pse nuk u mbrojt kontributi i diasporës në jetën e këtij shteti?
Pse pranuat të ndahen shqiptarët jashtë vendit nga pjesa tjetër e kombit?

Këto PSE nuk janë vetëm pyetje, janë aktakuza që rëndojnë mbi ata që e përdorën regjistrimin për interesa partiake.

Nëse BDI mendon se do ta kalojë këtë me heshtje, gabon rëndë, sepse VLEN nuk do të ndalet së zbuluari të vërtetat që janë mbuluar me mashtrime.

276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Qershor, 2025 12:32
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?